Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rikthimi i Enver Hoxhajt si kryediplomat i Kosovës: pse rezulton me pak shpresë për forcimin e politikës së jashtme

by te Sheshi
04/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Rikthimi i Enver Hoxhajt si kryediplomat i Kosovës: pse rezulton me pak shpresë për forcimin e politikës së jashtme

Nga Blendi Gashi

Politika e jashtme e Kosovës konsiderohet si tërësisht e dështuar, dhe kjo pas stagnimit të njohjeve viteve të fundit dhe dështimit të anëtarësimit në UNESCO, në veçanti në dy vitet e fundit nën udhëheqjen e presidentit aktual Hashim Thaçi.

Por, për ta këndellur dhe rikthyer imazhin në politikën e jashtme së fundmi në krye të Ministrisë së Jashtme është emëruar nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj i cili për tre vite, shkurt 2011 deri në dhjetor të vitit 2014 e drejtoi këtë dikaster qeveritar.

Por, shtrohet pyeja sa mund të jetë produktiv një njeri që për tre vite ishte në krye të kësaj ministrie dhe nuk la ndonjë gjurmë?

Analistët politik shprehen skeptik me emërimin e Hoxhajt si kryediplomat duke thënë se ai dështoi ta bëj punën e tij në mandatin e parë.

Ata nuk presin që me rikthimin e Enver Hoxhajt si shef i diplomacisë kosovare të përmirësohet imazhi i shtetit të Kosvës në rrafshin ndërkombëtar.

Analisti politik Albinot Maloku thotë se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës për fazën që po kalon shteti ynë dhe rrethanat gjeopolitike që po ndodhin në botë është dikaster shumë me rëndësi dhe një strategji e re e me suksese do të ishte e nevojshme.albinot-maloku

Nisur nga kjo, Maloku thotë se rikthimi i Hoxhaj si ministër i këtij dikasteri qeveritar të Kosovës nuk e sheh si diçka premtuese, pasi thotë se gjatë mandatit të tij nuk ka treguar asnjë sukses e arritje, por më shumë ka pasur skandale e incidente brenda dikasterit që ka drejtuar.

“Ngritja dhe përparimi i këtij dikasteri qeveritar, që domosdoshmërish i nevojitet shteti të Kosovës, nuk e besoj se do të ndodh me Enver Hoxhajn si ministër. Stagnimi në numrin e njohjeve e në raste edhe regresi i politikës së jashtme të Kosovës, është gjendje faktike e cila nuk di si do të ndryshohet nga ai që veç u provua në këtë. Padyshim se rikthimi i Enver Hoxhajt në MPJ pa e menduar periudhën e tij me skandale e dështime është pjesa kryesore e këtij virusi që po e ndrydh shtetin e shoqërinë kosovare”, thotë Maloku, për tesheshi.com.

I pyetur se a pret shtim të njohjeve me rikthimin e Hoxhajt si kryediplomat, analisti Maloku nuk pret se do të ketë rritje të numrit të njohjeve, e as suksese në tentativat e anëtarësimit të Kosovës në instanca ndërkombëtare.

“Nga fjalimi i tij, gjatë takimit të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë nuk vërejta asgjë kreative në fushën e politikës së jashtme të Kosovës nën drejtimin e ministrit të rikthyer Hoxhaj”, thotë Maloku.

FAIK-KRASNIQI4

Edhe njohësi tjetër i rrethanave politike në vend, Faik Krasniqi thotë se riformatim në qeverisje s’mund të quhet rikthimi i Enver Hoxhaj në postin e ministrit të Jashtëm.

“Ka qenë i dështuar gjatë kohës kur ishte ministër, dhe do dështojë prapë. Kjo nuk është asgjë më shumë se riciklim. Riformatimet e tilla ndodhin vetëm sa për sy e faqe dhe nuk sjellin asgjë të re në qeverisje. Shkon një i dështuar dhe vjen një tjetër i dështuar Arnimet e tilla nuk e justifikojnë paaftësinë dhe mospunën e ekzekutivit, por as të ministrave përkatës, të cilët duhet të largohen nga pozitat që mbajnë, e jo të bartën nga një ministri në tjetrën”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

S’është me rëndësi kush është kryediplomat i Kosovës

Drejtori i  Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi thotë se aspak nuk është me rëndësi se cili politikan emërohet në pozitën e kryediplomatit kosovar.

demii

“Me ministër të Jashtëm, Kosova dështoi të anëtarësohej në UNESCO dhe mori dy njohje, një liberalizim vizash dhe Kongresi Amerikan kërkoi inicimin e Partneritetit për Paqe të NATO-s me Kosovën. Andaj, pak rëndësi ka kush është në krye të MPJ, apo çfarëdo ministrie, madje nëse nuk ka fare ministra. Pasqyra më e mirë e këtij vendi ka qenë dhe mbeten qytetarët e tij, e jo përfaqësuesit politik”, ka shkruar në Facebook, Demi pas emërimit të Hoxhajt në pozitën e ministrit të Jashtëm.

Ndryshe, Republika e Kosovës sipas të dhënave të marra në webfaqen e MPJ-së ka siguruar deri më tani 111 njohje.

/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Surpriza në French Open: Muguruza fiton në finale ndaj Serena Williams-it

Surpriza në French Open: Muguruza fiton në finale ndaj Serena Williams-it

Brenda dhomave të fshehta të gjumit ku pushon ekuipazhi i aeroplanit (foto)

Brenda dhomave të fshehta të gjumit ku pushon ekuipazhi i aeroplanit (foto)

Erdogan: Çështja armene shfrytëzohet për të shantazhuar Turqinë, armenët po manipulohen

Erdogan: Çështja armene shfrytëzohet për të shantazhuar Turqinë, armenët po manipulohen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni