Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rikthimi i zhurmshëm i “Zajednicës”: si e ritrazoi politikën kosovare zyrtarja e BE-së në Prishtinë

by te Sheshi
20/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Rikthimi i zhurmshëm i “Zajednicës”: si e ritrazoi politikën kosovare zyrtarja e BE-së në Prishtinë

Nga Blendi Gashi

Pas Demarkacionit, themelimi i Asociacionit të  Komunave me shumicë  serbe vazhdon të jetë një nga temat më të ndijeshme në politikën kosovare, pasi mazhoranca dhe opozita kanë kundështi të madhe mes vete.

Ndonëse u paralajmërua se “Zajednica” do themelohet pas rikthimit të deputetëve të Listës Serbe në Kuvend, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Arsyeja është se serbët synojnë që “Zajednica” të ketë kompetenca mbi arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin hapësinor, gjë e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita kosovare dhe jo vetëm.

Apostolova

Ndërkaq, bashkësia ndërkombëtare në vazhdimësi kërkon që Asociacioni të themelohet sa më parë. Këtë kërkesë e bëri dje edhe përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Mediat kosovare cituan dje Apostolovan të ketë thënë në një tryezë se “marrëveshja për Asociacionin duhet të rishikohet edhe njëherë nga Gjykata Kushtetuese”, por që këtë gjë e demantoi pas pak orësh Zyra e BE-së, pas reagimeve që shpërthyen duke thënë se shefja e tyre kurrsesi nuk ka thënë një gjë të tillë dhe se është keqkuptuar nga përkhtimi i dobët.

“Në kuadër të kornizës së dialogut BE-ja pret normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të palëve dhe që Asociacioni/Bashkësia të themelohet sa më shpejtë që është e mundur. Progresi i arritur në dialog është parakusht për të dy palët për të arritur progres në rrugën e tyre drejt BE-së“, citon Zyra e BE-së të ketë thënë dje Apostolova.

“ASK të themelohet vetëm në bazë të vendimit të Kushtetueses”

Pavarësisht keqkuptimeve të mundshme, shihet qartë se BE me ngulm kërkon që “Zajednica” të themelohet sa më parë, ndërsa opozita mban qëndrimin e palëkundur se Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Kushtetueses dhe se nuk guxon askush të bëjë trysni eventuale ndaj Gjykatës në fjalë.

Albuena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosje-s, Albulena Haxhiu thotë se Lëvizja e tyre gjithnjë ka kundërshtuar ndikimet/trysnitë indirekte mbi Kushtetuesen, si nga vendorët po ashtu edhe ndërkombëtarët, duke thënë se deklarimi eventual i Apostolovas, për rishqyrtim të vendimit të Kushtetuese, është ndërhyrje direkte në vendimet e këtij institucioni.

“Janë përfaqësuesit ndërkombetarë ata që në vazhdimësi kanë deklaruar që vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen pra janë të obligueshme ndërsa sot flasin për rishqyrtim të një vendimi i cili thotë se janë shkelur 23 nene të Kushtetutës me marrëveshjen për ‘Zajednicen’ dhe sipas kësaj ajo marrëveshje s’ka asnjë fuqi pra ka vdekur!
Jam e bindur që deklaratat e tilla, pra për rishqyrtim të vendimeve të Gjykates, do të përbënin skandal kudo në vendet demokratike. Ndërhyrjet në këtë institucion nuk janë vlerë e Bashkimit Evropian, njësoj pati vepruar edhe z.Zhbogar në rastin e zgjatjes së mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykaten Kushtetuese. Apostolova e di që ajo marreveshje perveç nga opozita është kundërshtuar edhe përmes peticionit të cilin e kanë nënshkruar mbi 200 mijë qytetarë, madje
”, thotë Haxhiu.

Ajo më tej shton se “Zajednica” nuk është në interes as të serbëve që janë qytetarë të Kosovës, por vetëm në interes të Serbisë.

Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës, Pal Lekaj, duke mos dashur të komentojë deklarimet e Apostolovas, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përketë marrëveshjes për themelimin e Asociacionit duhet respektuar ashtu siç e ka dhënë vet kjo gjykatë, se kjo marrëveshje për AKS-në e shkelë me secilin nen të saj 23 nene të Kushtetutës së Kosovës.

“Nëse dikush ka shembuj të tillë, në vendet prej nga vijnë, të funksionimit sikur thënia popullore, ‘mos bëjë çka bëjë unë, por bëjë siç themë unë’ atëherë kjo është vërtetë e rrezikshme për të ardhmen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë e kushtetutshmërisë, sidomos kur bëhet fjalë për gardianin e kushtetës, Gjykaten Kushtetuese. Na është bërë thirrje dhe deri dikund i kemi respektuar si spektër politik, që të pranohen vendimet e Gjykates Kushtetuese, edhe atëherë kur hapur është parë se janë vendime politike të saj. Ndërsa sot të bëhët thirrje për rishqyrtim të një vendimit të kësaj Gjykate, vetëm pse bëhët fjalë për një komunitet, vërtetë është e rëndë”, thotë Lekaj për tesheshi. com.

Kurse NISMA  e Fatmir Limajt, pas sqarimit të dhënë nga Zyra e BE-së ka tërhequr reagimin e bërë ku thoshte se “Apostolova ndërhyri në pavarësinë e Kushtetueses”.

Kjo parti përmes një kumtese nënvizon faktin se “aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin nga momenti i shpalljes së tij, është shndërruar në aneks të marrëveshjes, pikërisht siç parashihet edhe me marrëveshjen në fjalë, prandaj zbatimi i këtij Aktgjykimi është i pashmangshëm”.

“NISMA për Kosovën konsideron se, në funksion të heqjes së keqkuptimeve, BE-ja si ndërmjetësuese dhe lehtësuese e arritjes së kësaj marrëveshje, sa herë që kërkon themelimin e Asociacionit është e domosdoshme të theksojë se themelimi i saj duhet të bëhet sipas marrëveshjes dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”, thekson NISMA.

KMDLNJ: Themelimi i Asociacionit një kërkesë e përbashkët e Serbisë dhe BE–së

Pak orë pas raportimit në media se Apostolova ka kërkuar nga Kushtetuesja të rishqyrtoi vendimin për “Zajendnicën”, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke thënë se një deklaratë e tillë është presion direkt mbi Gjykatën.

Sipas KMDLNj-së, duket se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është bërë një kërkesë e përbashkët e Serbisë dhe BE–së të cilat duan që ky proces të përmbyllet me një procedurë të përshpejtuar përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese ka gjetur 24 shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe ka rekomanduar të mënjanohen këto shkelje.

“Serbët e instrumentalizuar nga Beogradi po kërkojnë që ky Asociacion i Komunave serbe, Asociacion i formuar sipas parimit ekskluzivisht etnik të formohet sa më shpejtë duke këmbëngulur që kjo të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit e jo sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Beogradi as që dojë të dëgjojë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin  e Komunave serbe por duket as ndërkombëtarët. Asociacioni i Komunave serbe nuk është asociacion në shërbim të qytetarëve por është instrument legal për zbatimin e politikave të Beogradit në Kosovë dhe si e tillë paraqet pushtet të tretë në Kosovë dhe bërthamë të një autonomie politike dhe territoriale. Vetëm nëse ky Asociacion formohet në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ligjeve të Kosovës mund të vazhdohet me themelimin e saj”, thotë KMDLNJ, duke shtuar se nëse ndodh e kundërta, lejohet themelimi i një entiteti politik dhe etnik serb brenda Kosovës në vartësi të Beogradit e që do të jetë shumë më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm se Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi.

“Nuk jam i sigurt se si do të themelohet Asociacioni”

Kryeministri Mustafa dje në tryezën me temën “4 vjet pas Marrëveshjes Kosovë-Serbi-Sa po ndihmon dialogu politik?”, deklaroi se Lista Serbe nuk po paraqet interesim për themelimin e Asociacionit me komuna serbe.

“Kemi insistuar që themelimi i Asociacionit të bëhet mbi bazën e këtyre marrëveshje, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk jam i sigurt se si do të themelohet Asociacioni mirëpo duhet domosdoshmërish të sigurohemi që të jetë në kornizat kushtetuese. Nuk kam pa disponim të madh tek Lista Serbe për të vazhduar me Asociacionin. I kam ftuar shumë herë, mirëpo ndoshta atyre nuk iu pëlqen që do të themelohet duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Përplasja për afatet e zgjedhjeve kalon në KQZ, Jorgaqi: Ristani e mori një vendim të tillë në 2011-n

Përplasja për afatet e zgjedhjeve kalon në KQZ, Jorgaqi: Ristani e mori një vendim të tillë në 2011-n

Arsyeja pse mollët nuk duhet t’i lini bashkë me frutat e tjera

Arsyeja pse mollët nuk duhet t’i lini bashkë me frutat e tjera

Pas Kavajës PD ideon dhe një protestë në Tiranë

Pas Kavajës PD ideon dhe një protestë në Tiranë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni