Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rikthimi i Bamir Topit në shtëpinë e vjetër: si ka ndryshuar “selia blu” dhe kush është futur në zyrën e “Doktorit”

by te Sheshi
29/04/2016
in Kryesore, Politikë, Reportazhe
Reading Time: 3 mins read
A A
Rikthimi i Bamir Topit në shtëpinë e vjetër: si ka ndryshuar “selia blu” dhe kush është futur në zyrën e “Doktorit”

Nga Ylli Pata

Zhvendosja ka ndodhur më 1 prill, pikërisht në ditën e famshme të koalicionit mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në vitin 2013.

13081602_10154104279325768_1006039522_n

Bamir Topi, “djali plangprishës” i Sali Berishës është rikthyer në selinë e vjetër blu, atë që Lulzim Basha e braktisi për të hyrë në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore, SHQUP, një ankronim me të cilin luhet dhe politikisht në ligjërimin e mazhorancës, kur ja ka ngenë dhe të shpotisë opozitën.

Vendimin e ka marrë Erion Veliaj, padyshim edhe me “izmën” e Edi Ramës.

Në të djathtë të portës qendrore ndodhej një tabelë ngjyrë floriri ku shkruhej: “Agjencia e Konsumatorit” e vendosur aty nga Lulzim Basha.

Një polic bashkiak qëndronte në katin e parë dhe kur e pyet për Frymën e Re Demokratike, të thotë: “në katin e tretë”.

Në hyrje, një furgon dhe disa punëtorë po shkarkojnë karrige dhe tavolina.

Në hollin e katit të tretë gjithçka është fringo dhe pastër.

Në të djathtë, në një zyrë e hapur pas skrivanisë ndodhet Sali Shehu, drejtues i rëndësishëm i FRD-së dhe ish-deputet i njohur i Partisë Demokratike.

Shehu, pasi të mirëpret ngrohtë thotë se “presim urime pasi kemi 4-vjetorin e themelimit të partisë”.

Është mjaft entuziast për selinë e re për të cilën thotë se nuk është thjesht një ndërtesë.

“Është një simbol i rëndësishëm pasi ne jemi kthyer në shtëpinë që na takon, ajo e së djathtës shqiptare”.

E pyes zotin Shehu në lidhje me ftesën që është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani që FRD-ja të shkojë në koalicion me PD-në.

“Nuk i takon zotit Ristani, por kryetarit Lulzim Basha. Ne sot kemi festën dhe e kemi ftuar personalisht dhe zyrtarisht, por deri tani nuk ka kthyer përgjigje”.

“Po të tjerët kanë kthyer?”, e pyes.

“Për shembull, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen”, thotë Shehu.

FRD është aleate me PS-në që prej zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

13081778_10154104281220768_1094082249_n

Pyes për zyrën e vjetër, që ka qenë ikonë në selinë blu, pikërisht studioja e punës së Doktor Berishës, që ka qenë e veshur me mister edhe si pasojë e vendodhjes strategjike, por edhe nga magnetizmi i liderit historik të PD-së.

Sali Shehu buzëqesh, thërret një vajzë që punon për mediat dhe lajmëron një zonjë që ndodhet në zyrën përballë që t’i japë çelësat.

Ecim në korridorin e gjatë dhe zyrtarja e shtypit shtyn derën e rëndë mitike.

Zyra hapësinore ishte ndryshuar totalisht. Në skrivaninë ku ka qëndruar ish-presidenti dhe ish-kryeministri tashmë është ulur Alfred Cako, ish-deputeti ballist që sot është drejtori i gazetës “Fryma e Re”.

Ndërsa në një tryezë pak më tutje, ishte ulur gazetarja veterane Zamira Koleci, që tani punon si konsulente informimi pranë FRD-së. Por asnjëri nga të dy nuk ndodhej në zyrë. Më tej ishte vendosur një podium për deklarata me skenë adezivët e FRD-së.

Pra, zyra e vjetër e dojtor Berishës ishte lënë për mediat.

Bamir Topi, kryetari i partisë ndodhej në një takim për të organizuar eventin e festës.

Ish-presidenti i Republikës është vendosur në një zyrë të vogël në katin e tretë, që dikur ka qenë zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Ridvan Bodes.13089997_10154104275790768_1207887131_n

“Po zyra e vjetër e nënkryetarit të PD-së Bamir Topi çfarë është tani”, pyes shoqëruesen, e cila duke buzëqeshur thotë: “Atje është vendosur Gazmend Oketa, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së”.

Ish-ministri i Mbrojtjes ndodhej në vendin ku do të organizohej festa e 4-vjetorit. Siç duket, ndaj kishte mjaft qetësi.

“Po pse vetëm katin e tretë”, pyes drejtuesin e lartë të FRD-së, Sali Shehu, i cili përgjigjen e ka në majë të gjuhës: “Do të zbresim avash-avash dhe do të marrim të gjithë godinën, siç do të zëmë dalëngadalë vendin tonë në zemrën e së djathtës shqiptare, vend që na takon plotësisht”.

Pas largimit të PD-së në selinë e SHQUP-it, Bamir Topi, që ndodhej në zyra me qera shumë pranë ish-selisë së vjetër, ia “vuri syrin” menjëherë. Dhe siç mësohet, kërkesa për t’u rikthyer në shtëpinë e vjetër ka qenë primarja drejtuar qeverisë. Ndoshta edhe ndër kryesoret pas hyrjes në koalicionin vendor.

Politika shpesh është simbolikë dhe traditë, pasi luan me asocacionet vend dhe kohë.

Bamir Topi, në strategjinë e tij për të zënë një vend të së djathtës tradicionale, ka zgjedhur pikërisht këtë lëvizje si një komunikim me elektoratin e vjetër të së djathtës. Sidomos në Tiranë…

/tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
“Një kopsht” në kopsht: puna e mrekullueshme e një grupi arkitektësh italianë dhe holandezë

“Një kopsht” në kopsht: puna e mrekullueshme e një grupi arkitektësh italianë dhe holandezë

Veliaj në Londër për projektet e Tiranës: Rigjallërim arkitekturor dhe rilindje urbane

Veliaj në Londër për projektet e Tiranës: Rigjallërim arkitekturor dhe rilindje urbane

Ministri Agani kërkon trupë shtetërore për ndalimin e krimit mjedisor

Ministri Agani kërkon trupë shtetërore për ndalimin e krimit mjedisor

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni