Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rikthim tek rrënjët: ç’i sjell në Shqipëri Matilda Daiun dhe Armaldo Kllogjerin

by te Sheshi
28/12/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 6 mins read
A A
Rikthim tek rrënjët: ç’i sjell në Shqipëri Matilda Daiun dhe Armaldo Kllogjerin
6
SHARES

Nga Bardha Nergjoni  

Matilda Daiu është një prej atyre artistëve të shquara shqiptare që intepreton skenave të botës, ku disa i njohim e disa jo. Në Francë tashmë ajo ka atdheun e saj artistik si violioniste. Por nuk e harron dhe vendin e saj, ku kthehet herë pa shere. Si pasardhëse e fisit të firmëtarit të pavarësisë Shefqet Daiu, ajo e ka të qartë se vendlindja nuk është një kthim çfarëdo. Këtë herë vjen për një koncert të fundvitit që për herë të parë mbledh mbi 30 instrumentistë nën drejtimin e Jetmir Barbullushit. Koncerti Gala në skenën e teatrit “Skampa”, nuk është e vogël për Matildën “e madhe”. Ajo është ngjitur e vogël në këtë skenë dhe emocionet pas shumë vitesh janë më shumë se për një skenë. Matilda Daiu ka përfunduar studimet në dy nivele konservatore të njohura dhe tashmë performon si soliste por dhe pjesë e orkestrave të rëndësishme. Ajo flet për lidhjen me vendlindjen dhe  koncertin e fundvitit ku të interpretojë…

Si e kujtoni fëmijërinë tuaj në Elbasan?

Kam nisur shkollën fillore tek “Onufri” ku kam pasur mësues të muzikës Keti Populekun e Gjegj Mëhillin. Mësuesja ime e fillores ka qenë  Vjollca Likaj. Ajo më ka mësuar abetaren. E kujtoj kur kam filluar shkollën e muzikës. Këtu në Shqipëri ndodh diçka shumë e çuditshme. Qysh në fillim bëhet një seleksionim i fëmijëve që kanë vesh apo tipare për muzikë, gjë që është i vështirë. Në fakt fëmija nuk mund të dallohet qysh në fillim. Unë në fakt kisha dëshirë të vazhdoja piano ose violinçel por kur profesorët më panë duart më thanë që nuk isha as për piano as violinçel. Në fakt përmasat e duarve nuk kanë lidhje me violinën por në atë kohë ashtu veprohej.

E patët të vështirë të mësoheni me violinën?

Në fillim po. Jam munduar disi. Por duke parë brenda meje një talent, përveç studimit,që ka qenë shumë i madh, 3 apo 4 orë në ditë me këmbënguljen e babit tim, hyri në qelizë çdo notë, çdo hapësirë e notave, në çdo frymëmarrje. Babai, im Shefit Daiu, më merrte gjithmonë me vete. Ka qenë baterist dhe kanë qenë përpjekjet e tij maksimale që unë të hyja në rrugën e bukur të muzikës. Nëse ti rritesh me një violinë përfundon dhe bëhesh një trup me të. Kështu ka ndodhur me mua dhe bëhen 27 vjet që unë jam violiniste.

Ju u larguat shumë shpejt nga Shqipëria. Si shkoi më pas lidhja me violinën?

Jam larguar nga Shqipëria në moshën 13-vjeçare. fillimisht në Athinë. Atje kam marrë leksione nga ish-nxënësi i  Henri Shering, një nga violinistët më të shquar në botë. Më pas u zhvendosëm në Paris ku jetoj edhe sot. Parisi ishte zgjedhja e prindërve për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe në të njëjtën kohë sigurisht edhe për të ndjekur muzikën. Në Paris jeta artistike filloi me njohjen e disa profesorëve të muzikës dhe duke bërë konkurse për të hyrë në konservator. Kam ndjekur tre konservatorë të ndryshëm dhe kam përfunduar masterin e nivelit të dytë në Lion. Pas përfundimit të studimeve jam tashmë një violiniste e lirë. Luaj në orkestra të ndryshme e ftuar si soliste apo edhe pjesë e orkestrës në muzikë dhome.

Si erdhi pjesëmarrja në koncertin e fundvitit në vendlindjen tuaj?

Rikthimi në vendlindje erdhi si rezultat i një ftese të drejtorit të Qendrës së Artit, Kliton Kapaj, me të cilin kemi qenë në klasë në shkollën “Onufri”. Ishte një ftesë shumë e bukur dhe shumë mallëngjyese. Kjo skenë më ka dhënë frymëzimin e të ardhmes sime dhe jam tepër e emocionuar që marr pjesë në këtë koncert me një tjetër trup, mendim dhe tjetër personalitet. Kam përshtypjen se shumë njerëz të suksesshëm kanë ardhur nga kjo shkollë, nga Elbasani, qytet që nxjerr talente dhe i ka shpërndarë nëpër botë.

Nuk është hera e parë që vini në vendlindje?

Kam ardhur disa herë pasi kam nevojë për rrënjët e shtëpisë sime. Nëse nuk shikoj gjyshin apo gjyshen time këtu nuk mundëm të jem vetvetja. Kam nevojë të kem origjinën me vete. Jam kthyer gjithashtu edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në koncerte. Një pjesëmarrje ka qenë ajo në koncertin me David Tukiçin dhe në një koncert nga ambasada franceze me instrumentistë të tjerë francezë. Shqipëria për mua është një vend ku hyj e dal shpesh dhe ja vlen rikthimi.

Përshtypjet tuaja në prag të koncertit?

Shoh që ka një angazhim total për këtë koncert nga të gjithë: administrata, muzikantët, drejtuesit dhe të gjithë ata që bëjnë përpjekje që orkestra të kombinojë e të marrë formë. Fakti që të ardhurat shkojnë për bamirësi e bëri që ta vlerësoj akoma më shumë këtë koncert.

Keni një urim për shqiptarët?

Uroj që shqiptarët të kenë më shumë dëshirë, vullnet e pasion. Jeta është një pasqyrë kur ti shikon veten përballë dhe nëse i buzëqesh dhe ajo të të buzëqesh ty.

Rikthehet dhe Armaldo Kllogjeri

Armaldo Kllogjeri është një tenor në ngjitje dhe tashmë e ka konsoliduar me zërin e tij një vend të rëndësishëm  në skenën shqiptare. Rikthehet sërish në TOB por jo si solist profesionist dhe vazhdon koncertet në këtë fundviti duke arritur suksese që e rendisin atë në listën e tenorëve më të shquar shqiptarë të kësaj periudhe. Për rikthimin me “Traviata” dhe koncertin Gala të Elbasanit, Armaldo flet për tesheshi.com…

Vini nga “Traviata” në Elbasan në një koncert Gala të fundvitit. Si shkoi shfaqja që mund të konsiderohet e rikthimit tuaj në TOB?

Është diskutuar në fakt rikthimi im në TOB, por ky nuk mund të konsiderohet një rikthim pasi unë nuk kam një kontratë me institucionin por vetëm një marrëveshje për një rol siç ishte ai i Rigoletos. Që të rikthehesh duhet të përballesh me një audicion për solist dhe në momentin që fitoj audicionin atëherë mund të bëhem pjesë e TOB.  Ky ishte një bashkëpunim me teatrin për një rol.

Unë kam performuar dy net në operën “Traviata”. Me koleget që kam performuar besoj se ka qenë një shfaqje shumë e mirë duke e parë nga vetë reagimi i publikut që brohoriti në sallë por edhe nga pjesëmarrja në dy netët e shfaqjes. Vlerësimi më i madh për këngëtarët është publiku. Kuptohet që çdo gjë nuk ka shkuar perfekt 100% sepse nuk mund të shkojë asnjëherë perfekt por mendoj që kemi dhënë më të mirën e mundshme për të arritur qëllimin që të depërtonim në zemrat e publikut dhe publiku të na e shpërblente me duartrokitjet dhe brohoritjet e tij.

Po rikthimi në teatrin “Skampa”?

Rikthimi im në teatrin “Skampa” të Elbasanit është një rikthim shumë i këndshëm. Unë kam vendlindjen në Gramsh, në qarkun e Elbasanit. Publiku elbasanas është një publik që e pëlqen shumë muzikën përveç asaj tradicionale që është shumë i ndjeshëm ndaj saj. Këtë herë vijmë me një orkestër të dimensioneve më të mëdha.

Cili do të jetë repertori që keni zgjedhur për këtë koncert?

Jo pa qëllim përveç repertorit klasik kam zgjedhur dy këngë të traditës pasi duke qenë në Elbasan, muzika tradicionale ka vendin e saj. Kjo besoj do të pëlqehet shumë nga publiku dhe shpresoj në të ardhmen në një bashkëpunim me bashkinë Elbasan që të realizojmë një koncert me repertor të traditës shqiptare për të mos humbur traditën e një folklori që ne e kemi kaq të bukur. Po e shikojmë që muzika po kthehet në komerciale. Nuk po arrijmë të ruajmë vlerat tona dhe nuk po shfaqen më duke rrezikuar të humbin.

Koncert Gala për bamirësi

Elbasani për herë të parë organizon një koncert Gala me qëllime bamirësie dhe me pjesëmarrjen më të madhe të instrumentistëve që do të performojnë në 29 dhjetor në skenën e teatrit Skampa. Nën drejtimin e dirigjentit Jetmir Barbullushi orkestra sinfonike e Qendrës së Artit do të performojë pjesë të zgjedhura ku i ftuar special do të jetë artisti i Popullit, Reshat Arbana. E veçanta e këtij koncerti është se janë pjesëmarrës artistë të mirënjohur që kanë bërë emër por që kanë lidhje me Elbasanin si Armaldo Kllogjeri, Ulpiana Aliaj, Matilda Daiu si dhe instrumentistë të njohur. Drejtori i Qendrës së Artit, Kliton Kapaj theksoi se këtë vit ftesat janë kthyer në bileta me një shumë simbolike që do të shkojnë për fëmijët jetimë si dhe për qendrën e autizmit. Interesi për këtë koncert ka qenë tepër i madh dhe aktualisht biletat janë të shitura. Pritet që ky koncert Gala të kthehet në një traditë të përvitshme duke u kthyer kështu një koncert i Filarmonisë së instrumentistëve elbasanas. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Bojkoti i sërishëm i Listës Serbe, Hoxhaj: Beogradi do destabilitet!

Bojkoti i sërishëm i Listës Serbe, Hoxhaj: Beogradi do destabilitet!

Si të kuptoni nëse dikush po ju futet pa leje në Facebook

Si të kuptoni nëse dikush po ju futet pa leje në Facebook

Kerry aludon në Trump: po rrezikon paqen izraelito-palestineze

Kerry aludon në Trump: po rrezikon paqen izraelito-palestineze

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni