Ish-kreu demokrat Basha u shfaq para mediave me mesazhin se ai do jetë aktiv në fushatën e pritshme të Lokaleve të 14 majit, njëherësh duke akuzuar paraardhësin e tij, babain e tij politik, Berishën, si përçarës të PD-së.
Basha ishte i pranishëm në Kuvend, ku u zhvillua një seancë e posaçme, me një fjalim nga Presidenti austriak Alexander Van der Belle.
Pas përfundimit të seancës, Basha i pyetur nga gazetarët për përçarjen e PD-së dhe nëse ai është përgjegjës për këtë ai u përgjigj se “përgjegjës është ai që ka përçarë PD, Sali Berisha”.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e fushatës për 14 maj, tha se patjetër që do të jetë.
“Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai.
Gjithashtu Basha iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me raportin e publikuar nga Sali Berisha për financimin e parave ruse në PD.
“Berisha të pyesë listën e të ftuarve në festën e tij familjare”, tha ai. /tesheshi.com/