Pas kohësh heshtjeje, është rishfaqur Aleanca KuqeZi e Kreshnik Spahiut, e cila është regjistuar së fundi për zgjedhjet e 30 qershorit.
Me largimin e kreut të saj Kreshnik Spahiu jashtë vendit, dukej se kjo forcë, dalë me bujë por dështuar në çdo pikëpamje elektorale, kishte dalë dhe jashtë skenës politike. Por jo.
“Pranojmë rekomandimet e ambasadës Amerikane. Bojkoti është shitje zgjedhjesh në heshtje. Lufta për Tiranën, sfidë për Shqipërinë. Lufta civile në 30 qershor, skenar rus. Jemi kundër marrëveshjes Basha-Rama.
Do tërhiqemi nga zgjedhjet, nëse Rama bën pazar me Bashën. Çdo shtyrje zgjedhjesh, atentat i Kushtetutës. Koalicion kundër dy bandave PD-PS“, thuhet në një deklaratë të Aleancës KuqeZi. /tesheshi.com/