Reshjet e dendura të shiut janë rikthyer gjatë natës së sotme duke shkaktuar probleme në disa prej qarqeve kryesore të vendit.
Si pasojë e motit të keq janë shkaktuar probleme në disa prej linjave të OSHEE-së në qytetin e Kuksit, çka ka bërë që të ketë mungesë të energjisë në zona të caktuara, por nuk kanë munguar as problemet në rrugë.
Si pasojë e reshjeve të rëna janë bllokuar disa zona në Dibër si në Radë, Kalanë e Dodës, Zagrad, Cerjan, Melan, ndërsa prej 10 ditësh disa fshatra të tjerë janë izoluar si pasojë e daljes së përrenjve malorë, të cilët kanë vërshuar në rrugët rurale, duke i bllokuar ato.
Ndërkaq, në Elbasan është përmbytur ura që lidh bulevardin e qytetit me policinë, ndërsa uji arrin deri në 30 centimetra në bulevardin kryesor./tesheshi.com/