Për të shumënjohurin Aqif Rakipi, siç i thonë ndryshe Qifja i PDIU-së, po rinisin telashet e së kaluarës së tij parapolitike, ku thuhet se është përfshirë në afera kriminale. Së bashku me të, edhe deputeti tjetër, ai i LSI-së, Gledion Rahovica, njëri nga Peqini e tjetri nga Berati.
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit për këtë dyshe, pasi pas muajsh hetime ndaj të dyve, ka rezultuar se në shtetin fqinj, Itali, janë përfshirë në akte vjedhjes e po ashtu dhe janë arrestuar nga autoritetet vendase, por që gjithçka e kanë fshehur pas emrave të rremë.
Ata tashmë mund t’ik ndjekë fati i disa kolegëve të tyre të cilët ligji i dekriminalizimit i nxorri jashtë nga politika. /tesheshi.com/