Autoritetet franceze kanë njoftuar se një shumicë e votuesve në Kaledoninë e Re, një arkipelag në Paqësorin Jugor, kanë vendosur në një referendum për të mbetur pjesë e Francës.
Ministria e huaj e Francës tha se rezultatet treguan se 53.3 përqind e votuesve, të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në referendumin e së dielës, zgjodhën të mbanin lidhjet me Francën, ndërsa 46.7 përqind mbështesnin pavarësinë.
Votimi i së dielës është rezultat i një procesi të filluar 30 vjet më parë që i dha fund viteve të dhunës midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të shkëputjes së Kaledonisë së Re nga Franca. Arkipelagu i Paqësorit Jugor ka qenë pjesë e Francës që nga viti 1853. /tesheshi.com/