Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i sheh jo reale rezultatet e Eurobarometrit, që në një vrojtim për llogari të Komisioni Evropian, i tregonte shqiptarët të lumtur me gjendjen ekonomike në vend.
Vasili shkruan në rrjetet sociale se barometrat punojnë me zhivë dhe kjo që ka përdorur Eurobarometri duket se ka qenë e përzier me kanabis, që trazon mendjen dhe xhepat e disave.
Ndërsa sjell në vëmendje sondazhin e bërë nga Gallup disa javë më parë, sipas të cilit shumica e shqiptarëve duan të emigrojnë, kreu i deputetëve të LSI thotë “mesa duket zhiva e tij është e pastër”. /tesheshi.com/