Rezart Taçi, biznesmeni që ngriti shumë bujë vetëm para 6 vitesh kur bleu kombinatin më të madh shtetëror të përpunimit të naftës është zyrtarisht i pandehur.
Prokuroria e Tiranës e akuzon për evazion fiskal.
Prokuroria thekson se ka gjetur element të veprës penale të konsumuar nga Rezart Taçi në kohën që ishte administrator i shoqërisë “ARMO”.
Sipas prokuorisë, Taçi me cilësinë e administratorit të ARMOS menjeherë pas blerjes së aksioneve nga shteti shqiptar, nuk ka paguar detyrime tatimore për disa vite, duke i sjell shteti një dëm prej miliona eurosh.
/tesheshi.com/