Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Revolucioni i ardhshëm francez: vota që mund të rrënojë Bashkimin Europian

by te Sheshi
20/04/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Revolucioni i ardhshëm francez: vota që mund të rrënojë Bashkimin Europian

Ka kaluar shumë vjet që nga revolucioni i fundit në Francë, apo që në këtë vend të ketë pasur një përpjekje serioze për reformim. Stanjacioni, si politik ashtu edhe ekonomik, ka qenë shenja dalluese e një vendi ku ka ndryshuar shumë pak për dekada me radhë, madje edhe nëse pushteti ka kaluar me rotacion midis partive tradicionale të së majtës dhe së djathtës.

Deri tani, zgjedhjet presidenciale që nisin më 23 prill, më ngazëllyeset në historinë e vonë, premtojnë trazira. Partitë socialiste dhe republikane, që kanë mbajtur pushtetin që nga themelimi i republikës së Pestë në vitin 1958, mund të eleminohen që në raundin e parë të votimeve. Votuesit francezë mund të përballen me zgjedhjen midis dy kandidatëve kryengritës: Marine Le Pen, liderja karizmatike e Frontit Nacional dhe Emmanuel Macron, lideri i saponjohur i një lëvizjeje liberale, “Në Lëvizje!”, që e themeloi vetëm vitin e kaluar.

Ndërlikimet e këtyre kryengritjeve nuk ka rrezik të ekzagjerohen. Ato janë shembulli më i qartë dhe më i fundit i një trendi global: që ndasia e vjetër midis së majtës dhe së djathtës po bëhet më e parëndësishme sesa një ndasi e re midis të hapurve dhe të mbyllurve. Ri-rreshtimi që do të prodhohet do të ketë ndikime deri shumë larg kufijve të Francës. Mund të rivitalizojë Bashkimin Europian, ose mund ta fundosë atë.

Shkaku më i fortë për një revolucion është zemërimi i votuesve ndaj padobishmërisë dhe qerthullit të klasës së tyre qeverisëse. Presidenti socialist, François Hollande, është kaq jo-popullor saqë ai nuk po kandidon për rizgjedhje. Opozita zyrtare, Partia Republikane e qendrës së djathtë, pa sesi iu fundosën shanset më 1 mars kur kandidati i saj më i fortë, François Fillon, pohoi se po hetohej për dyshimin se u kishte paguar gruas dhe fëmijëve të tij gati 1 milion euro para publike për punë që nuk i kishin pasur. Fillon nuk u tërhoq nga gara, pavarësisht se kishte premtuar ta bënte. Por shanset e tij për të fituar janë dobësuar në mënyrë dramatike.

Për më tepër, zemërimi i votuesve po nxitet akoma edhe më shumë nga ankthi që ata ndjejnë për gjendjen e Francës. Një sondazh i vitit të fundit gjeti se qytetarët francezë janë më pesimistët në tokë, me 81 për qind të tyre që ankohen se bota po bëhet më keq dhe me vetëm 3 për qind që thonë se bota po bëhet më mirë. Në pjesën më të madhe ky trishtim vjen nga ekonomia. Ekonomia e Francës prej kohësh ka qenë e dobët: pjesa e saj shtetërore që thith 75 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ka thithur vitalitetin e vendit.

Një e katërta e të rinjve francezë janë të papunë. Nga ata që e kanë një vend pune, pak mund të gjejnë një vend të përhershëm, të ngjashëm me ato që gëzonin prindërit e tyre. Përballë taksave të larta dhe rregullave të shumta, ata që kanë nuhatje sipërmarrësi prej kohësh janë larguar jashtë vendit, shpesh në Londër. Por vuajtjet shkojnë shumë më përtej standardeve të jetesës në stanjacion.

Sulmet e përsëritura terroriste kanë acaruar nervat e njerëzve, kanë detyruar qytetarët të jetojnë në gjendje emergjence dhe të ekspozohen ndaj një hendeku të madh kulturor në një vend që strehon komunitetin më të madh musliman në Europë.

Shumë nga këto probleme janë grumbulluar përgjatë dekadave, por as e majta dhe as e djathta nuk kanë qenë në gjendje të merren me zgjidhjen e tyre. Përpjekja e fundit serioze e Francës për një reformë ambicioze ekonomike, një rishikim i pensioneve dhe sigurimeve sociale, ndodhi në mesin e viteve 1990 nën presidentin Zhak Shirak. Përpjekja dështoi përballë grevave masive. Që nga ajo kohë, as nuk ka pasur ndonjë përpjekje. Nikolas Sarkozi ngriti një shtjellë të fortë fjalësh, por axhenda e tij e reformave u mposht nga kriza financiare e viteve 2007-08. Hollande pati një nisje katastrofike, duke paraqitur taksën prej 75 për qind për të pasurit. Ai më pas, ishte shumë jo-popullor për të bërë ndonjë gjë më shumë. Pas dekadash pezmatimi, nuk është befasuese që votuesit francezë dëshirojnë të kthejnë çdo gjë kokëposhtë.

Ndërkaq, si Macron ashtu edhe Le Pen ushqehen nga ky frustrim. Por ata ofrojnë diagnoza radikalisht të ndryshme për atë që mund të shërojë Francën dhe ilaçe radikalisht të ndryshme. Le Pen fajëson forca të jashtme dhe premton të mbrojë votuesit përmes një kombinimi të barrierave më të mëdha ndaj ndikimit të jashtëm dhe një kujdesi social më të madh.

Ajo e ka distancuar veten nga e kaluara anti-semite e partisë së saj (madje, duke larguar të atin nga partia që ai vetë themeloi), por ajo apelon ndaj atyre që kanë dëshirë të përjashtojnë nga skema pjesën tjetër të botës. Ajo e fajëson globalizimin si një kërcënim ndaj vendeve të punës për francezët dhe islamistët si farkëtues të terrorit që bëjnë të rrezikshëm edhe veshjen e një fundi të shkurtër në publik. BE është një “përbindësh anti-demokratik”. Ajo zotohet të mbyllë xhamitë radikale, të rrudhë fluksin e emigrantëve me pikatore, të bllokojë tregtinë me jashtë, të ndërrojë euron me frangën e rilindur franceze dhe të thërrasë një referendum për largimin nga Bashkimi Europian.

Instiktet e Macron shkojnë në të kundërt. Ai mendon se një hapje më e madhe do ta bënte Francën më të fortë. Ai është këmbëngulës pro-tregtisë, pro-konkurrencës, pro-emigracionit dhe pro-BE. Ai përqafon ndryshimet kulturore dhe shpërhapjen teknologjike. Ai mendon se mënyra për të punësuar sa më shumë francezë është reduktimi i mbrojtjeve të pavolitshme të tregut të punës, dhe jo shtimi i tyre. Edhe pse ka qenë fjalëpak për politikat ekzakte, Macron po e ngre veten si revolucionar pro-globalizmit.

Po të shohësh me kujdes, asnjë nga këta rebelë nuk është një figurë e jashtme bindëse. Le Pen e ka kaluar jetën e vet në politikë: suksesi i saj ka qenë shndërrimi i një partie, përndryshe ekstremiste, në një forcë të pranuar nga publiku.

Macron ka qenë ministër i Ekonomisë së Hollande. Programi i tij liberalizues do të jetë me gjasa më pak i guximshëm sesa ai i Fillon-it jo-popullor që ka premtuar të krasisë borderonë shtetërore me 500 mijë punonjës dhe të riformatojë kodin e punës. Të dy revolucionarët do ta kishin të vështirë të zbatonin axhendat e tyre. Edhe nëse ajo ia del mbanë, partia e Le Pen nuk do të fitonte mazhorancën në asamblenë Kombëtare. Macron as që e ka një parti.

Pavarësisht të gjithave, ata përfaqësojnë një divorc me status-quonë. Një fitore për Macron do të ishte provë se liberalizmi përbën një apel më të fortë për europianët. Një fitore për Le Pen do ta bënte Francën më të varfër, më të izoluar dhe më grindavece. Nëse ajo e nxjerr Francën nga euroja, do të nxiste një krizë financiare dhe do të dëmtonte bllokun që edhe pse me të metat e tij, ka promovuar paqen dhe prosperitetin në Europë për gjashtë dekada. Vladimir Putin do ta pëlqente shumë një gjë të tillë. Ndoshta, nuk është rastësi që partia e Le Pen ka marrë një hua të majme nga një bankë ruse dhe që organizata e Macron ka pësuar më shumë se 4 mijë sulme hakerimi.

Me zgjedhjet presidenciale në prag, duket se Le Pen nuk ka shumë gjasa të ngjitet në presidencë. Sondazhet e tregojnë fituese të raundit të parë e humbëse në balotazh. Por në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, çdo gjë mund të ndodhë. Franca e ka trazuar botën edhe më parë. Mund ta bëjë sërish.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?
Bota & Rajoni

Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

07/07/2025
Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane
Azia

Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

07/07/2025
Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk
Amerika

Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

07/07/2025
Next Post
Thirrja e Haradinajt nga Franca: Vendi të shkojë në zgjedhje, gjendja është e rëndë

Thirrja e Haradinajt nga Franca: Vendi të shkojë në zgjedhje, gjendja është e rëndë

Për femrat dhe meshkujt, vetëm 15 modelet e lejuara të flokëve në Korenë e Veriut

Për femrat dhe meshkujt, vetëm 15 modelet e lejuara të flokëve në Korenë e Veriut

Risi nga fronti LSI: pashkët i “rrëmbehen” kishës, futen në parti (foto)

Risi nga fronti LSI: pashkët i "rrëmbehen" kishës, futen në parti (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

07/07/2025
Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

07/07/2025
Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni