Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reuters: BE s’garanton më anëtarësimin për gjashtë vendet e Ballkanit

by te Sheshi
28/09/2021
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Reuters: BE s’garanton më anëtarësimin për gjashtë vendet e Ballkanit

Nga frika e reagimeve të anëtarëve të saj, Bashkimi Evropian nuk mund të garantojë më anëtarësimin e ardhshëm për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, zbulojnë katër diplomatë dhe një dokument i brendshëm, raporton Reuters.

Harmonizimi i pasuksesshëm i deklaratës për samitin e BE -së dhe udhëheqësve të vendeve të Ballkanit më 6 tetor është momenti më i vështirë në strategjinë e Bashkimit Evropian drejt pranimit të Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Ngërçi erdhi në një kohë tensioni në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës.

Në përgatitje të samitit, BE planifikoi një deklaratë që përsëriste premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë për “mbështetje të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor“, sipas një drafti të tekstit të 11 shtatorit të rishikuar nga Reuters.

Deklarata u diskutua në dy raunde bisedimesh, por nuk u arrit asnjë marrëveshje, thonë diplomatët.

Shumë pengesa

Shtetet anëtare nuk kanë shprehur pikëpamjet e tyre, por vendet e pasura veriore si Danimarka, Franca dhe Hollanda dihet se i frikësohen një skenari të tillë si pranimi i parakohshëm i Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007 dhe migrimi i punëtorëve nga Evropa Lindore.

Ka pengesa të tjera, siç është Bullgaria, e cila kundërshton pranimin e Maqedonisë Veriore derisa të zgjidhet mosmarrëveshja gjuhësore.

Dhe edhe nëse deklarata përfundimisht pajtohet dhe pranohet, shqetësimi pasqyron paralizë në planin e Bashkimit Evropian për të ndërtuar një “rreth miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke u ofruar atyre vendeve lidhje të ngushta, tregti dhe ndihmë.

Në vend të kësaj, Kina dhe Rusia po depërtojnë fuqishëm me investime dhe ndikim. Në janar, Serbia u bë vendi i parë evropian që mori vaksinën kineze kundër COVID-19 për imunizim masiv.

Diplomatët thonë se BE-ja në mënyrë indirekte po nxit tensionet në rajonin prej rreth 20 milion njerëz, sepse ata qytetarë ëndërronin të bashkoheshin me Unionin pas luftërave të përgjakshme të viteve 1990 në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Patrullimi i ushtarëve të NATO -s në Kosovë

Trupat e NATO-s rritën patrullimet në Kosovë të hënën pranë vendkalimeve kufitare të bllokuara nga serbët lokalë të zemëruar për ndalimin e automjeteve me targa serbe.

Serbia nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës të vitit 2008 dhe ka filluar stërvitjet ushtarake në kufi.

“Situata në Ballkan po përkeqësohet sepse kryeqytetet e BE po humbasin interesin për to,” tha diplomati.

BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen që nisi një vizitë tre-ditore në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor të martën për të treguar se ekzekutivi i BE-së është ende i angazhuar në rajon.

Në Shqipëri, e para nga gjashtë vendet që ajo viziton, ajo tha se BE-ja mbetet e përkushtuar për “të ardhmen e Shqipërisë në Union”.

Shqipëria i përket Bashkimit Evropian në të ardhmen dhe i takon Bashkimit Evropian të fillojë negociatat e anëtarësimit, tha të martën presidentja e KE.

“E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian,” tha ajo pas takimit me kryeministrin Edi Rama. “Shqipëria ka bërë gjithçka që kemi kërkuar … tani ne duhet të bëjmë gjërat tona,” tha Von der Leyen për ngërçin në negociata.

 “Unë jam vërtet e vendosur ta bëj atë të ndodhë,” tha ajo, duke vënë në dukje se mund të jetë fundi i vitit.

Kredibiliteti i dëmtuar i BE -së

Por besueshmëria e BE -së është minuar, veçanërisht pasi Franca dhe Hollanda ndaluan përkohësisht procesin e zgjerimit dy vjet më parë, dhe është Bullgaria që tani po e bllokon atë.

Anëtarët e zgjerimit, përfshirë Austrinë, Italinë, Kroacinë, Slloveninë dhe shtetet baltike, kanë kritikuar Gjermaninë dhe Francën që nuk i bëjnë presion Bullgarisë që të heqë veton, raporton Reuters.

Përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit ka ngecur sepse është i lidhur me procesin e zgjerimit të Maqedonisë Veriore.

“Përderisa keni kaq shumë shtete anëtare që për një arsye ose një tjetër besojnë se BE nuk duhet zgjeruar më tej, me të vërtetë kjo nuk na çon askund,” tha John O’Brennan, një ekspert i integrimit në BE në Universitetin e Maynooth në Irlandë. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Ikja e një legjende angleze, një kampioni botëror…

Ikja e një legjende angleze, një kampioni botëror...

Ashpërsia e Erdoganit mbi administratën e Biden-it: cilat janë arsyet?

Ashpërsia e Erdoganit mbi administratën e Biden-it: cilat janë arsyet?

Cinizmi: Rama i vogël që u bë vrasës

Vrasësi i Policit në Lezhë s’do gjykohet dot: shuhet dhe ai!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni