Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar shembjen e rrugës që lidh parkun arkeologjik të Antigonesë në Gjirokastër. Për pasojë, edhe banorët e tre fshatrave pranë këtij parku rrezikojnë të mbeten të izoluar. Aksi është bëri pakalueshëm për automjetet, ndërsa shenjat e para të kësaj situate u dhanë në fillim të 20016-ës. Shirat e asaj periudhe sollën shkatërrimin e asfaltit. Ky segment me gjatësi 8 km u inagurua në vitin 2011 nga një fond prej 280 mln lekësh i qeverisë shqiptare. Pavarësisht se prej asaj kohe, u lehtësu qarkullimi i banorëve të Antigonesë, fshtatit Asim Zeneli, Krinë etj., serish cilësia e punimeve, dukshëm le për të dëshiruar…
Edhe në Nartë të Vlorës janë evidentuar probleme nga reshjet e ditëve të fundit. Dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, kurse shtëpitë janë të rrethuara nga uji. Banorët janë ankuar se kjo situatë u ka dëmtuar të mbjellat dhe rezervat ushqimore të bagëtive./tesheshi.com