Liria e medieve në Kosovë po përkeqësohet dhe nuk vërehet asnjë përmirësim, thuhet në raportin e funti të Reporterëve pa Kufi për vitin 2015.
Nga 180 vende, Kosova është e renditur në vendin e 87, ndërsa, në vitin 2014, vendi ynë ishte renditur në vendin e 80.
Shqipëria renditet e 82 në raportin e Reporterëve pa Kufi.
Në raport thuhet gjithashtu se zbatimi i legjislacionit është i nevojshëm dhe se duhet të bëhet më shumë për lirinë e medies.
Raporti thekson se nga viti 2014, Shqipëria ka pësuar rritje me 3 vende. E para renditet Finlanda dhe e fundit në listën e raportit të Reporterëve pa Kufi është Eritrea. /tesheshi.com/