Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reportazh/“Eksodi kosovar 2015’, mos kishim të bëjmë me një histeri kolektive?!

by te Sheshi
19/02/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Reportazh/“Eksodi kosovar 2015’, mos kishim të bëjmë me një histeri kolektive?!

Mijëra kosovarë shitën gjithçka për t`i siguruar biletat që të iknin nga Kosova. Shumë nga ata kanë lënë edhe punët me kontrata ku parashikohen të ardhura të majme. Por a e përligj vërtet situata ekonomike e sociale këtë lloj “ikjeje biblike”, që të kujton eksodet e shqiptarëve në Shqipëri, më `90-`91?!             

Shkruar nga: Zekirja Shabani

Prishtinë – U nis. Nuk la asgjë mbrapa. Nuk ktheu as kokën për të parë, ndonëse rruga që ka marrë, nuk e dinë se ku do ta shpie. Punoi gjithë jetën për ta ndërtuar shtëpinë e ëndrrave në qendër të Prishtinës, por shumë shpejt, ëndërr e tij u bë dicka tjetër.

Burim Brovina bashkë me familjen është nisur në rrugë pa kthim.

Ditë më parë shiti gjithçka që pati.

“Shitet për arsye migrimi shtëpia e përfunduar në vitin 2010…”, kishte shkruar Brovina, në një shpallje për shitjen e shtëpisë në Prishtinë.

Shtëpinë e kishte luksoze dhe të ardhurat i mjaftonin për të mbajtur familjen mbi mesatare.

Arsyen e vërtetë që e shtyu t`ja mësyjë kurbetit, nuk e di as vetë, por thotë se po kërkon një jetë më të mirë.

Si Brovina, janë me qindra kosovarë që cdo natë përmes stacionit të autobusëve në Prishtinë arratisen nga Kosova.

Sociologu Fadil Maloku e quan këtë një lloj histerie kolektive.

“Për gjithë këtë histeri të arratisjes nga Kosova, gjykoj që patjetër duhet gjurmuar edhe tek faktorët e tjerë psikosocialë, si shpirtëngushtësia, lakmia, çrregullimi i raporteve familjare, humbja e shpresës dhe besimit, krizat identitare dhe ato personale, etj”, thotë ai.

Përveç kësaj, ai vlerëson se një faktor tjetër: “thellimi i dyshimit në sistemin ekzistues të vlerave, i cili në vend që të prodhojë shpresën për lirinë, begatinë dhe mirëqenien pra, jetën materiale e shpirtërore, krijoi gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës një huti, zhgënjim dhe çka është më e rëndësishme paperspektivë dhe pasiguri tek gjeneratat e reja!”

Drejtori i institutit për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, llogarit se pjesa më e madhe e ksovarëve, jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike.

“Një kosovar me pagë mesatare prej 260 eurove, për një shportë të njëjtë produktesh, shpenzon vetëm 4 euro më pak sesa një anglez që ka pagë mesatare prej 2.786 euro; dhjetëfish më të lartë. Plot 580.000 kosovarë jetojnë me më pak se 1.75 euro në ditë. Çdo e treta familje jeton me më pak se 260 euro në muaj”, vlerëson Abdixhiku.

Megjithatë, Kosova nuk po zbrazet vetëm nga fukarenjtë. As nga dembelët. Pjesa më e madhe e të ikurve janë punëtorë, madje shumë nga ata kanë të ardhura mbi pagën mesatare në vend.

Karvanit të të ikurve u janë bashkëngjitur shumë punëtorë të bankave komerciale në vend, qendrave tregtare e bizneseve të mëdha prodhuese.

Kjo e ka brengosur edhe njërin nga biznesmenët më të mëdhenj në vend, Ramin Kelmendin.

“Po, ka ikje. Më e keqja është që po na ikin profesionistët. Po na ikin ata me zanate, me përvoje pune. Na duhet kohë t’i krijojmë ata”, është shprehur Kelmendi.

Ndërkaq, Ragip Berisha, pronar i ndërmarrjes Europlast, tregon se deri më tani i kanë ikur 6 punëtorë.

“Se kanë lënë për rroga. Ato i kanë marrë me rregull nga viti 2006. Ata kanë ikur për kushte ma të mira”, thotë ai.

Drejtori i Instituit për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi, thotë se asnjëherë më parë në historinë e re të Kosovës nuk janë dukur në shesh më shumë vatra të krizës dhe burime pakënaqësie tek grupe të ndryshme shoqërore, se sa tani.

“Për shumë vite, qasja e politikës kosovare karshi problemeve sociale e ekonomike ka qenë strategjia e shtyrjes së problemeve, por jo zgjidhjes së tyre. Tani, duket se këto probleme nuk kanë se ku të shtyhen tutje”, thotë Demi.

Kjo dhe duket të jetë një nga arsyet përse qindra kompanive anekënd Kosovës që po u ikin punëtorët. Pagat relativisht të ulëta, sidomos në sektorin privat, nuk po mundësojnë ndonjë jetë komode. Shumë punëtorë janë në minimumin ekzistencial dhe po ikin për një jetë më të mirë. /teSheshi.com/

Related Posts

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Shënim/Ka një lajm të mirë: Në afro 5 ditë asnjë shpërthim tritoli!

Shënim/Ka një lajm të mirë: Në afro 5 ditë asnjë shpërthim tritoli!

Nga Ilir Kulla / Katër vjet më pas, si është shndërruar ‘Pranvera Arabe’ në një dimër të acartë global

Nga Ilir Kulla / Katër vjet më pas, si është shndërruar ‘Pranvera Arabe’ në një dimër të acartë global

Serbia nuk heq dorë nga Ujmani

Serbia nuk heq dorë nga Ujmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni