Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REPORTAZH/ tek Ishulli i Pelikanit Kaçurel në Divjakë

by te Sheshi
08/03/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
REPORTAZH/ tek Ishulli i Pelikanit Kaçurel në Divjakë
16
SHARES

Nga Mark Brunga

Rreth 3 javë më parë, në javën e dytë të muajit shkurt të këtij viti,  në Parkun Kombëtar të Divjakës u organizua “Dita e Pelikanit Kacurrel”, një specie e rrallë që deri para disa viteve me parë rrezikohej që të shkonte drejt zhdukjes. Organizatoret shpjeguan në takim se, krahas masave organizative për ta mbrojtur, tashmë do të ketë edhe një ditë të vecantë simbolike për të kujtuar vlerat dhe kujdesin që duhet për të.

Në ceremoninë festive, Drejtori i Shërbimit Pyjor të Lushnjës Ardian Koçi, foli gjatë për këtë specie të veçantë të faunës sonë, rrezikun që pati kjo specie gjatë periudhës së  tranzicionit prej gjahtarëve të paligjshëm dhe dëmtuesve të çerdheve të tyre.

Drejt Parkut Divjake

Tashmë janë marrë masat që të monitorohet vazhdimisht  Ishulli i Pelikanit, që ndodhet në lartësin rreth 0.5m mbi nivelin e detit. Është një ishull mjaft interesant i formuar nga akumulimet e mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem dhe ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore.

Ky pelikan, simbol i Parkut të Divjakës

Ardian Koçi, flet qetë por në fjalën e tij ndjehet ai pasioni i specialistit  për një gjë jo të zakonshme të cilës i është përkushtuar. Ai thotë se Pelikani Dalmat ose i njohur ndryshe si  Pelikani  Kaçurrel  është simboli i Parkut Kombëtar të Divjakë- Karavastasë. Tashmë, thekson ai, është periudha e folenizimit të pelikanit në Shqipëri dhe ai ka filluar që të shtojë vezët e para në këtë ishull që është i vetmi vend në Shqipëri ku folenizon pelikani.

Veze pelikani ne cerdhe

Numri i tyre po vjen në rritje të vazhdueshme. Nga një census që është bërë vjet në këtë kohë, ka rezultuar se janë rreth 200 pelikanë, nga të cilët 37 çifte janë riprodhues. Vitin e kaluar ka pasur riprodhim nga rreth 21 individë të rinj. Ndërsa këtë vit, sipas Koçit, pritet që të kenë edhe rreth 60 individë të rinj riprodhues. Në shtimin e tyre ndikon ndjeshëm qetësia dhe eleminimi i gjuetisë në ishull.

Një vit më parë, ishulli ishte kthyer në një vend gjuetie. Vetëm rreth 50 metra larg nga çerdhet e pelikanëve, gjuetarët e shumtë që gëlonin në zonën e pasur, kishin ngritur ushezat e gjuetise, objekte maskimi që mundësojnë gjuetinë në distancë të afërt të shpendëve të egër.

Specilistët thonë se Pelikani Kaçurrel sot vazhdon të jetë një specie e rrezikuar. Në të gjithë botën, sipas tyre mendohet të jenë rreth 11 mijë individë. Ndërsa në Europë bazuar në të dhënat statistikore të institutive përkatëse shkencore ky numër është rreth 4000-4500 individë. Kjo flet edhe për detyrimin e madh që ka Parku Kombëtar i Divjakës në këtë periudhë për ruajtjen dhe mbarështrimin e kësaj specie të rrallë e të veçantë.

Adrian Koçi tregon se në këtë këndvështrim sot është punuar  që të ngrihet niveli i çerdheve rreth 50 cm mbi nivelet e ujrave pasi laguna fryhet shumë me ujra në periudhë shirash dhe baticash detare.

Rreziku i zhdukjes po kapërcehet

Rreth vlerave të mëdha të Pelikanit Kaçurrel flet me pasion edhe specilalisti mjedisor Taulant Bimo, i cili theksoi se krahas të tjerave duhet marrë shembull nga trajtimi i kesaj specie ne botë dhe në Ballkan, ku shteti fqinj i Greqise ka arritur rezultate të mira në mbarështrimin e tij në liqenin e Prespës. Ndërkohë Bimo tregon se Pelikani Kaçurrel është një banor i hershëm i zonës së Divjakë-Karavastasë: “Në këtë park, pelikani është i pranishëm për më shumëse një shekull. Në fillim të shekullit këtu ka pasur rreth 250 çifte riprodhuese, numër ky që erdhi gradualisht në ulje me kalimin e viteve”.

Taulant Bino Ekspert Mjedisor

Bimo shpjegon se kolonia e pelikanëve pati rënie të vazhdueshme në numër të banorëve të saj për shkak të bonifikimit të zonës dhe tharrjes së kënetave. Si rezultat, në vitet 2000, numri i çifteve riprodhuese arriti në 20, pikë kjo mjaft kritike dhe e rrezikshme, pasi pelikani po shkonte drejt zhdukjes.

Tashmë ka një kthesë të madhe në riprodhimin e tij dhe sipas Bimos ky numër duhet luftuar që të rritet më shumë, duke marrë parasysh dhe përvojën e vendeve të tjera të cilat kanë avancuar shumë në riprodhimin e tij. Si shembull merret Greqia e cila, në liqenin e Prespës në kufi me Shqipërinë, ka relizuar koloninë më të suksesshme të pelikanit kaçurrel në botë.

Ishulli-i-Pelikaneve

Atje janë rreth 1500 çifte riprodhuese. Bimo shpreson që edhe vendi ynë të arrijë në këto nivele për vitet e ardhshme. Në takimet e ndryshme që organizohen në Divjakë, specialistët e shumtë japin  mendimet e tyre se si duhet ruajtur kjo specie e veçantë por edhe për të tjerat  që rriten në Lagunën e Divjakë-Karavastasë, si një atraksion me mjaft vlera shkencore e turistike. Nga drejtoria e Parkut organizohen edhe  vizita në Ishullin e Pelikanit, nga fëmijët dhe banorët për t`i familiarizuar ata sa më tepër. Madje nga pika ku behët vrojtimi i pelikanit, bëhen edhe ekskursione ku ata vëzhgohen me dylbi. Ndërkohë që natyra bujare e këtij parku me vlera kombëtare, është mjaft bujare dhe relaksuese për të gjithë stinët e vitit.

Laguna e Karavastasë

Laguna e Karavastasë është vendi më perëndimor në Europë ku pelikani kaçurrel (Pelikanus Crispus) bën fole.  Po ashtu, sipas statistikave te institutive shkencore mjedisore, rreth 5% e popullsisë së shpendëve në të gjithë botën jeton në Karavasta. Laguna strehon edhe një numër të madh zogjsh uji shtegëtarë. Në total janë numëruar 228 specie zogjsh. Ndërmjet zogjve që jetojnë në lagunë janë: Pelikani Kaçurrel, Çafka e Madhe e Bardhë, Rosa e Egër, Thëllëza, Bajukë, Lauresha, Pata e eger, Shqiponja e madhe, Shqiponja e detit, Dallëndyshja e detit, Lejlekë etj. Ajo gjithashtu është një vend jetese për shumë specie në ruajtje si: Pelikani Kaçurrel, Shqiponja e madhe etj. Krahas tyre janë edhe rreth 29 lloje të ndryshme amfibësh dhe reptilësh (duke përshirë Breshkën e ujit të detit) dhe 25 lloje gjitarësh duke përshirë Vidrën, Nuselalën, Kaprollin dhe Dhelprën e kuqe. /tesheshi.com/                                           

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Tërmet te Milani, pritet shkarkimi i Inzaghit

Tërmet te Milani, pritet shkarkimi i Inzaghit

Portret/ Të kacaviresh murreve të gurta: jo si alpinist, por si pastrues!

Portret/ Të kacaviresh murreve të gurta: jo si alpinist, por si pastrues!

Kosova/ Kronikë e 24 orëve të fundit

Kosova/ Kronikë e 24 orëve të fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni