Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reportazh nga qendra e paprekur e Damaskut: nën perspektivën e trishtë të 10 vjetëve të tjera luftë

by te Sheshi
11/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Reportazh nga qendra e paprekur e Damaskut: nën perspektivën e trishtë të 10 vjetëve të tjera luftë

Dikush që e viziton qendrën e Damaskut për herë të parë mund edhe të krijojë iluzione se lufta është shumë larg. Tregjet e mbuluara në qytetin e Vjetër janë të mbushura plot me njerëz. Rradhët e trafikut mbushin rrugët. Njerëzit me para mund të hanë në restorante.

Qendra e kryeqytetit është një vitrinë e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad. Ka funksionuar mjaft mirë gjatë ditëve që kur nisi lufta në vitin 2011.

Netët janë një situatë krejt tjetër. Jeta gjatë natës në Damask zhvillohet vetëm në pak vende.

Por deri pranverën e fundit, vizitorët nuk do të duhet të kërkonin shumë për të gjetur luftën. Ata mund ta dëgjonin atë, edhe nëse mbaheshin larg vendeve ku mund ta shihnin.

Për vite me radhë, gjëmimet e zjarrit të artilerisë kanë jehuar rreth qytetit. Në shumë raste, disa nga grupet e armatosura që kontrollojnë periferi të rëndësishme rreth Damaskut do të qëllonin me mortaja. Lagje të tëra pak kilometra nga qendra e paprekur dhe e populluar e kryeqytetit janë në rrënoja.

Për çdo ditë, vriten njerëz apo kthehen në të pastrehë.

Dhjetë vjet të tjerë

Marrëveshja e armëpushimit që arritën mes tyre rusët dhe amerikanët, në muajin shkurt, u shkel shpejt në veri të vendit. Por ajo mban ende, pak a shumë, apo të paktën ka ndikim në ecurinë  e luftës, përreth Damaskut.

Kjo nuk do të thotë se lufta ndodhet diku afër përfundimit. Një general në ministrinë e Mbrojtjes thotë se ata janë mjaft të ndërgjegjshëm se lufta në Liban gati një brez më parë, zgjati 16 vjet.

Kjo tjetra, thotë ai, është shumë më e komplikuar kështu që mund të parashikohen edhe të paktën 10 vjet të tjera gjakderdhje.

Por, në Damask për momentin, gjurmët e luftës janë zhdukur. Forcat e qeverisë dhe kryengritësit ende rrotullohen rreth kryeqytetit, sidomos në lindje, por nuk kanë vendosur t’i bien më qafë shumë njëra-tjetrës, sigurisht për momentin.

Ushtria siriane është habitshëm kohezive për një trupë që ndodhet në vitin e gjashtë të luftës. Por nuk do të ketë burime njerëzore për të mbështetur operacionet në një spektër të gjerë frontesh.

Aleppo në veri, ka qenë prioritet, dhe luftimet atje kanë vazhduar gjatë gjithë verës.

Plani i ushtrisë siriane ka qenë izolimi i lindjes së mbajtur nga kryengritësit në të njëjtën mënyrë që kjo ushtri ka rrethuar xhepa shumë më të vegjël nën kontrollin e opozitës. Shenjat, deri tani, ajnë se Aleppo është shumë i madh dhe opozita atje më shumë se e mirëarmatosur dhe e organizuar që ushtria të ketë sukses.

Por rrethimi është një taktikë antike dhe ka funksionuar në pjesë të tjera të Sirisë.

Ndërprerja e përforcimeve dhe furnizimeve për luftëtarët dhe ushqimit e mjekimeve për gjithë të tjerët, kërkon durim që të japë rezultat. Sulmet e mbështetura nga artileria dhe nga ajri, shtojnë presionin. Herët a vonë, nëse rrethimi nuk hiqet, rezistenca do të bjerë.

“Asgjë zgjedhje”

Këtë javë edhe më shumë civilë u evakuuan nga Darayya, një nga periferitë e kontrolluara nga opozita në jugperëndim të Damaskut.

Kombet e Bashkuara e dënuan evakuuimin për shkak se është rezultat i asaj që quhet “rrethim i padurueshëm, gjatë të cilit fëmijët vdesin nga uria, njerëzit detyrohen të hanë bar dhe qytetet bëhen shesh të masakrave gjatë luftimeve”.

Edhe luftëtarët dolën jashtë lagjes, shkurtimisht përpara se të ktheheshin në pozicionet e tyre në Muadhamiya, një periferi tjetër.

Pak pasi u kishin dhënë lamtumirën grave, fëmijëve dhe prindërve, ata flisnin në një mënyrë që tregonte një lodhje ekstreme nga lufta.

Një i ri rreth të njëzetave dukej më i artikuluar se të tjerët. “Duhet të jemi luftëtarë”, tha ai, “për shkak se nuk kishin gjetur asnjë punë tjetër. Nëse dëshiron të qëndrosh në qytet duhet të jesh pjesë e ushtrisë së lirë siriane. Çdo gjë është shumë e shtrenjtë. Ata paguajnë për ne 100 dollarë në muaj, por kjo nuk është e mjaftueshme”.

“E gjithë lufta është një gënjeshtër. Ne jetonim mirë përpara revolucionit. Sidoqoftë, ky nuk është revolucion. Ata na gënjyen në emër të fesë. Nuk dua të kthehem të luftoj pork am nevojë të gjej një punë, një shtëpi. Çdo gjë që kam është këtu në Muadhamiya.”

Tragjedi kolektive

Lufta siriane është e përbërë nga tragjeditë e milionë individëve, dhe nga një tragjedi kolektive. Individët variojnë nga luftëtarë që do donim më mirë të mos luftonin e deri tek prindërit që u janë vrarë fëmijët.

Gjysma e popullsisë së paraluftës në Siri kanë humbur shtëpitë dhe ose janë larguar jashtë si refugjatë ose kanë qëndruar në vend si të zhvendosur dhe viktima të varfëruara të konfliktit.femij

Vetëm pak fëmijë që janë evakuuar nga Muadhamiya u veshën me rrobat e tyre më të mirë në një udhëtim drejt një jete të re. Në pamjet e transmetuara me këtë rast, duken nëna që janë ende krenare për fëmijët e tyre dhe dëshirojnë që ata të duken sa më mirë, madje, edhe kur jeta, siç tha dikush prej tyre, ngjason me vdekjen.

Dy motra  kanë kombinuar bizhuteritë e tyre më të mira të lodrave me kapele rozë, dhe rroba verore të bardha. Vëllezërit kanë bërë flokët me xhel, kanë veshur këmisha të bardha dhe kollare të zeza.

Por jeta në Siri nuk ka gjasa të jetë festë.

Tragjedia kolektive është se ka kaq shumë vende që kanë ndërhyrë në luftë saqë është bërë shumë më e vështirë për ta ndaluar atë.

Lufta e Sirisë është një pjesë e madhe e ndryshimeve historike që kanë përfshirë rajonin e Lindjes së Mesme dhe është e lidhur me konflikte të tjera. Pushteti po ndryshon kah, me pasoja globale. Edhe më shumë tragjedi duket se shtrihen përpara.

Liderët e fuqive të mëdha që tashmë janë përfshirë në Siri, së pari duhet të kenë prioritet të ndalojnë përkeqësimin e gjërave. Më pas një diskutim serioz për paqen edhe është i mundshëm…

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Neptunit i duhet më shumë se një shekull për të bërë një rrotullim rreth orbitës së vet

Neptunit i duhet më shumë se një shekull për të bërë një rrotullim rreth orbitës së vet

Koreja e Jugut ka një plan për ta rrafshuar Phenianin

Koreja e Jugut ka një plan për ta rrafshuar Phenianin

Milani humbet me Udinezen, Joe Hart lë shije të keqe në debutimin me Torinon

Milani humbet me Udinezen, Joe Hart lë shije të keqe në debutimin me Torinon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni