Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reportazh nga një miting elektoral në Kosovë: njerëz të varfër përballë jakave të bardha në Obiliq

by te Sheshi
01/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Reportazh nga një miting elektoral në Kosovë: njerëz të varfër përballë jakave të bardha në Obiliq

Nga Shkëlzen Rrecaj

Fillimi i fushatës elektorale ka aktivizuar politikanët dhe kandidatët për deputet për të vizituar Kosovën cep me cep. Ata po shkojnë edhe në zonat më të thella duke takuar banorët e harruar gjatë gjithë mandatit, ndërsa këta të fundit ende shpresojnë se këta politikanë të veshur mirë dhe me vetura të shtrenjta mund t’ua përmirësojnë jetën.

Ekipi i tesheshi.com qëndroi dje në një shkollë fillore në Obiliq, ku mbahej tubimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me qytetarët e këtij qyteti të vogël.

Qindra të rinj, por edhe të moshuar ishin mbledhur në oborrin e shkollës dhe me flamuj partiak në dorë po i prisnin krerët e LDK-së. Aty kishte edhe disa të rinj që shpërndanin vizitkarta të disa prej kandidatëve për deputet.

Politikanët filluan të vinin me radhë, po sa afroheshin afër oborrit të shkollës fillonin duartrokitjet dhe ovacionet për secilin prej tyre. Ata zbritën nga vetura luksoze dhe me kostume të shtrenjta. Të krijonin përshtypje se ndiheshin elita e shoqërisë dhe shumë të rëndësishëm derisa kalonin nëpër mesin e turmës që brohoritnin për ta. Aty ishin Isa Mustafa me disa nga ish-ministrat e tij dhe Behgjet Pacolli me bashkëpunëtorët e tij.

Aty kishte dhjetëra flamuj partiak të LDK-së dhe AKR-së, ndërkaq shumë aktivistë kishin veshur bluza dhe kapela të partive, investim jo i madh ky i një partie që deri më tani ka qenë në pushtet, apo i një biznesmeni të madh si Behgjet Pacolli.

Të gjithë hynë në një sallë të madhe të shkollës, ishin mbi 500 qytetarë të grupmoshave dhe gjinive të ndryshme. Filloi edhe pjesa e fjalimeve, e premtimeve të shumta, e akuzave të rënda ndaj ish-partnerit të deritanishëm. Ndërkaq, aty vëreheshin disa burra në moshë që nga pamja e parë të krijonin përshtypje se janë të varfër, ata mbanin flamuj të partisë në duar dhe i valëvitnin gjithë kohën. I çuditshëm dukej entuziazmi i tyre për partitë, ndoshta mbanin shpresën se me ardhjen e sërishme në pushtet, do t’ua shohin “hajrin” këtyre partive.

Gjatë fjalimeve të krerëve të LDK-së u përmend edhe Ibrahim Rugova, si president historik dhe se struktura e tanishme e LDK-së është trashëgimtare dhe po e ndjek atë filozofi. E me këtë rast filluan brohoritjet e mëdha për ish-presidentin Rugova, ndërsa dy burra po i thoshin njëri-tjetrit “ta lënë Rugovën rehat se ai ka vdekur, por çka po bëjnë për këtë shtet që me na e përmirësua jetën”.

Tubimi erdhi drejt fundit dhe politikanët filluan të dalin, duke përshëndetur dorë me dorë disa nga të pranishmit. Ata iu përgjigjën pozitivisht ftesave për të bërë foto me të pranishmit dhe vazhduan drejt veturave luksoze. Para nisjes një grup të rinjsh ishin ndalë tek vetura e Behgjet Pacollit dhe kishin privilegjin që t’i ndërronin disa llafe me atë që e quanin “Baci”. Një djali i ri që derisa po fliste skuqej, i tha Pacollit, se “kur po na i hiqni vizat, se kemi mbet të izoluar”, e Pacolli nuk pati ndonjë përgjigje konkrete, ai e zgjati dorën dhe ia ledhatoi fytyrën djaloshit dhe hipi në veturën zyrtare.

Politikanët me vetura dhe veshje luksi u larguan, ndërkaq qytetarët filluan të shpërndaheshin për t’u marrë me hallet e tyre të përditshme. Ata shkuan tek veturat e tyre të vjetra për t’u shpërndarë, ndonëse nuk shihej ndonjë shpresë të shumica e tyre se do të ndryshojë ndonjë gjë. E gjithë kjo situatë të krijonte ndjenjën se ata që shkuan ishin krushqit, morën nusen dhe ikën, duke i lënë paksa të shtangur mirëpritësit. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Studimi: shmang gjashtë faktorë rreziku e mund të jesh si 20 vjeç, kur në fakt je 70

Studimi: shmang gjashtë faktorë rreziku e mund të jesh si 20 vjeç, kur në fakt je 70

Gruaja në krye të zgjedhjeve në Kosovë “kërcënon” partitë me gjoba: kujdes me gjuhën!

Gruaja në krye të zgjedhjeve në Kosovë “kërcënon” partitë me gjoba: kujdes me gjuhën!

Rama u “vjedh” dy gishtat demokratëve dhe mbron investimet estetike

Rama u “vjedh” dy gishtat demokratëve dhe mbron investimet estetike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni