Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reportazh/ Moena, një qytezë e fshehur turke rrëzë alpeve italiane

by te Sheshi
25/02/2015
in Intervista, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Reportazh/ Moena, një qytezë e fshehur turke rrëzë alpeve italiane

Nga Miraç Geyik

E gjendur në provincën veriore italiane të Trentinos, qyteza e quajtur Moena, e cila njihet gjithashtu nga vendasit si “La Turchia”, ka një histori interesante, që nisi kur një jeniçer otoman mbajti vrapin drejt saj në vitin 1683, gjatë fushatës për të pushtuar Vjenën.  

Gjurmët e Perandorisë Otomane, një prej perandorive më të pasura kulturalisht dhe më jetëgjata, vëzhgohen ende në pjesë të ndryshme të botës. Mënyra e jetesës dhe kultura e trashëguar e perandorisë, e përhapur në një hapësirë të gjerë, nga Anadolli, Afrika Veriore, Lindja e Mesme, e në Ballkan, pati ndikim në  tokat që ajo pushtoi dhe sundoi.

Prandaj nuk është e çuditshme të shohësh medrese, hane apo xhami otomane në Ballkan a në pjesë të humbura të Afrikës. Por një qytezë italiane që zhvillon festivale turke dhe var flamuj turq në dritare mund të ketë ndikim edhe te më të pandjeshmit. E gjendur pranë kufirit mes Italisë dhe Austrisë, qyteza malore italiane e quajtur Moena, e njohur gjithashtu si “Rione Turchia” (Rajoni Turk), vazhdon ta mbajë gjallë folklorin turk nëpërmjet festivalit të zhvilluar çdo gusht, edhe pse pjesa më e madhe e vendasve nuk e kanë parë kurrë Turqinë më parë. Kjo histori e pabesueshme dhe pështjelluese nisi me një jeniçer të plagosur otoman, i lënë i vetëm në një vend të huaj, larg vatanit.

Siç tregon historia, jeniçeri turk, i quajtur Hasan,  u caktua si oficer zbulimi në ushtrinë otomane falë njohurive të tij mbi rusishten, italishten dhe gjermanishten. Dhuntitë e tij u zbuluan gjatë periudhës së Këprylynjve, dhe ai spikati midis jeniçerëve, forcave këmbësore elitare në ushtrinë otomane, e bëri emër. Sipas librit “El Turco” të autorit turk Orhan Yeniaras, Hasani i vizitoi shumë herë Venedikun, Vjenën, Berlinin dhe Romën për të mbledhur informacion, zakonisht i maskuar si prift.

Jeta dhe karriera e Hasanit ndryshoi plotësisht kur veziri i madh, Kara Mustafa Pashai, i kërkoi të mblidhte të dhëna mbi dymbëdhjetë agjentë otomanë që kishin humbur pa nam e nishan para nisjes për rrethimin e dytë të Vjenës, më 1683. Por, ndërsa veziri i madh e shtyu sulmin mbi austriakët, otomanët i humbën në fund të gjitha gjasat për ta fituar betejën. Hasani iu kundërvu vezirit të madh dhe i kritikoi vendimet e tij për sulmin dhe kohën e rrethimit. Megjithëkëtë, përballja e guximshme e Hasanit e kishte një çmim. Veziri i madh i urdhëroi ekzekutorët t’ia prisnin kokën, ngaqë nuk shkonte që një jeniçer t’i vinte në diskutim vendimet e një pashai në ushtrinë otomane. I frikësuar për jetën e tij, Hasani ia doli t’i mbathte me pak ndihmë prej të parit të trupave jeniçere, e udhëtoi për thuajse 200 kilometra përpara se të arrinte në një vend të sigurt: në Moena.

Ata që i njohin italianët dhe kulturën e tyre mbase e dinë shprehjen, “Mamma mia li turchi” (O Zoti im, turqit!). Italianët e kanë përdorur këtë shprehje që kur Mehmeti II pushtoi Otranton, një qytet bregdetar italian. Edhe pse kishin frikë se mos otomanët ndryshonin drejtim më pas, tekefundit, Perandoria Otomane po e zgjeronte territorin e saj në tërë Europën, populli i Moenës i zgjati dorën e ndihmës jeniçerit otoman të plagosur dhe fillikat, pa pyetur për synimet e tij. Dyert e shtëpive të tyre u hapën për ta mirëpritur Hasanin deri ditën që ta merrte veten. Hasani, një dezertor, nuk kishte ku të shkonte, e askënd te i cili të kthehej, përjashtuar këta njerëz të mirë që treguan mëshirë për këtë të huaj. Shumë larg prej vendit të tij, Hasani, i njohur po ashtu nga qyteza si “Il Turco”, u bë një prej tyre, e madje u martua me një italiane vendase. Ndërsa mund të fliste italisht, u mor vesh lehtësisht me vendasit, e ndau me ta përvojat e tij dhe traditat turke. Qytezën e qetë të turkut e gjeti një ditë belaja me tagrambledhësit e dukatit të Augsburgëve, që u kërkonin taksa të larta. Hasani, një turk që e çmonte shumë lirinë e tij, e kundërshtoi kërkesën për më shumë para, dhe i inkurajoi vendasit të ngrinin krye. Kjo bëri që populli i Moenës të luftonte ndaj gjermanëve dhe t’i mundte, e Hasani u shpall heroi i qytezës.

Pasi Hasani vdiq, fëmijët e nipërit e vet e mbajtën të gjallë kujtimin e tij në këtë qytezë italiane. Historia e tij tërheqëse ka frymëzuar dhe shumë e shumë të tjerë më pas. E përcjellë nga njëri brez në tjetrin, ajo është festuar gjatë festivalit turk të Moenës. Festivali zhvillohet çdo vit në javën e parë të gushtit. Vendasit vishen si jeniçerë otomanë, varin flamujt turq në dritaret e tyre, si edhe në rrugët, dhe më i madhi në moshë i qytezës është kurorëzuar si sulltani, duke personifikuar Il Turco-n.

Duke i përqafuar traditat dhe kulturën turke, sot banorët e Moenës e konsiderojnë veten turq, pavarësisht faktit se nuk flasin një fjalë të vetme turke. Ata e adoptuan kulturën turke në mënyrë aq tërësore, sa madje kërkojnë prikë për nuset e ardhshme. Për më tepër, nëse një femër kërkon të martohet me një burrë nga një fshat tjetër, ajo ka nevojë për aprovimin e “sulltanit”, që është quajtur “alabastia”.

Siç shkruante dikur J. P. Roux, gjuha dhe kultura turke kanë një rëndesë të veçantë; kjo forcë i tërheq njerëzit drejt vetes pa marrë parasysh sa të ndryshëm janë prej turqve. Banorët e Moenës kanë treqind vjet që jetojnë si turqit. Ata vazhdojnë t’i kryejnë traditat otomane të humbura prej kohësh për popullin e Anadollit. Për rrjedhojë, nëpërmjet traditave dhe festivalit të zhvilluar çdo vit, ata tregojnë mirënjohjen për heroin e tyre lokal, i cili erdhi nga një vend i huaj tre shekuj të shkuar.

Përktheu: Bujar M. Hoxha

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Basha, pas dy vitesh në opozitë, për herë të parë një premtim…

Basha, pas dy vitesh në opozitë, për herë të parë një premtim...

Zgjedhjet Vendore, kryebashkiakët e PS me 3 mandate kundër Ramës

Ja pallati për të cilin akuzohet Bime i Gjirokastrës. Para akuzës së ngritur nga IKMT-ja, ka dhe një “akuzë” nga komuniteti i atyshëm…

Ja pallati për të cilin akuzohet Bime i Gjirokastrës. Para akuzës së ngritur nga IKMT-ja, ka dhe një "akuzë" nga komuniteti i atyshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni