Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REPORTAZH/ Mes fëmijëve sirianë në rrugët e Bejrutit: nga lufta në betejën e mbijetesës në rrugë

by te Sheshi
02/11/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
REPORTAZH/ Mes fëmijëve sirianë në rrugët e Bejrutit: nga lufta në betejën e mbijetesës në rrugë

Mjafton një natë të premteje jashtë në rrugët e Bejrutit, për të parë sesi silueta të vogla shkojnë lart e poshtë në trafik, duke lëvizur midis makinave. Ato qëndrojnë në majë të gishtave për të hedhur një sy përmes dritareve të makinave në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e shoferëve për të marrë një apo dy dollarë.

Fëmijët janë refugjatë sirianë, shpesh të vetmit që sigurojnë një copë bukë për familjet e tyre, duke punuar gjatë gjithë natës për të shitur lule dhe për të lustruar këpucë.

Këta fëmijë vijnë nga familje që janë ngecur në një situatë të pashpresë në Liban, dhe prindërit e të cilëve kërkojnë më dëshpërim të rikthehen në Siri.

Një grup djemsh të vegjël të moshës nga 11 deri në 19 vjeç duket se kanë shënuar territorin e tyre përgjatë rrugës që mbledh bare e restorante në lagjet Gemmayzeh dhe Mar Mikhael  në pjesën verilindore të kryeqytetit të Libanit, Bejrutit.

Një prej tyre, Abdullahu tymos rëndshëm edhe pse ende thith gishtin e madh të dorës. Ai duket se alternon këto dy zakone, ndërsa mban fort pas vetes një kontejner me lule të vrara.

Ai thotë se është 13 vjeç, por në pamje, duket shumë më i vogël ndërkohë që tregon për natën e parë kur nisi të shesë lule në Bejrut, pasi ishte larguar nga vendlindja e tij Aleppo së bashku me familjen gati pesë vjet të shkuara.

“Isha i trembur se dikush mund të vinte të më grabiste apo të më bënte ndonjë gjë”, thotë ai. “Isha i turpshëm dhe në siklet. Nëse shihja ndonjë çift që puthej, mbuloja sytë, por tani janë mësuar me këto gjëra”.

Vëllai i Abdullahut, Aboudi është një vit më i madh dhe nuk rri kurrë shumë larg tij. Ai ka një bishtkali të kuq kaçurrel të cilin klientët e përkëdhelin ndërsa ai përpiqet t’u shesë atyre lule.

“Ne jetonim mirë në Siri. Kishim shokë, jeta kishte një kuptim. Do të doja shumë të kthehesha në Siri”, thotë ai.

“Gjyshja ime është ende atje. Unë kam dy xhaxhallarë. Njëri prej tyre ka vdekur dhe tjetrin e kanë rrëmbyer. Ne nuk e dimë nëse ka vdekur apo jo.”

E ndërsa fluksi i sirianëve drejt Europës vazhdon, Libani mbetet vendi i dytë pas Turqisë në drejtim të madhësisë së popullsisë së refugjatëve sirianë që jetojnë aty.

Telashet e atyre që i kanë ikur luftës janë të dukshme në Bejrut. Gra me fëmijë të vegjël lypin qetësisht në qendër të qytetit. Vajza të vogla trokasin në xhamat e makinave me shpresën për të fituar pak monedha. Familjet janë grumbulluar në zonat më të varfra të qytetit, e aty kanë ngritur shtëpi portative në vende si Ouzai apo nën urën Cola Bridge.

femije liban 1

Ndërsa bie nata, shitësit e luleve nisin ecejaket nëpër rrugë. Aboudi, Abdullah dhe gjashtë apo shtatë djem të tjerë janë shpërndarë në një qark përreth një djali sirian pak më të madh në moshë i cili e quan veten Double A.

“I takova djemtë Aboudin dhe Abdullahun dhe nisa t’u mësoj atyre se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar dhe përgjatë kohës unë u bëra shefi. Jo si një gangster, por një shef që drejton fëmijët dhe u mëson atyre se çfarë duhet të bëjnë”, thotë ai.

Si shumë sirianë që kanë vërshuar në Liban, babai i Aboudit dhe Abdullahut nuk ka qenë në gjendje të gjejë punë. Në një natë të mirë, djemtë mund të fitojnë deri në 10 paundë.

Vëllezërit kanë stile të ndryshme të të bërit pazar me klientët për të shitur lulet. Aboudi është i turpshëm dhe flet butësisht, ndërsa Abdullahu mund edhe të kapë për beli kalimtarët që kanë dalë natën për shëtitje apo festa, në përpjekje për t’u shitur lule. Shpesh ai shtyhet tutje, por shpejt e merr veten për të nisur ecejaken mes makinave dhe kalimtarëve në kërkim të fatit.

Abdullah duket krenar për aftësitë që është detyruar të mësojë nga puna e natës. “Jam bërë i fortë e i ashpër pasi kam punuar për pesë vjet dhe të gjithë njerëzit i kam bërë miq, përfshi edhe policët dhe ata të shërbimeve sekrete”, thotë ai.

Faris al-Khodor, një pjesëtar i grupit, u zhduk së fundmi. Ai u shkoi në Siri dhe nuk u kthye më pas asnjëherë. Djemtë zbuluan se ai ishte vrarë gjatë një sulmi ajror amerikan.

“E dua shumë… nuk mendoj se ka vdekur”, thotë Aboudi. “Prindërit e tij po e fshehin, apo ndoshta ata kanë përhapur fjalët se ka vdekur me anë të kompjuterit dhe internetit, Facebook-ut apo gjëra si këto. Nuk e di, por ai nuk duhet të ketë vdekur”.

Double A nis të këndojë këngën që shkroi pasi vdiq Faris: “Kthehu sërish vëllai im dhe më ndihmo me lulet…”

Djemtë qëndrojnë të heshtur për një moment dhe më pas ngadalë kthehen në rrugë për të rifilluar punën.

Përgatiti; Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Njihuni me Titanic, macja më e madhe në botë

Njihuni me Titanic, macja më e madhe në botë

Qaniu, një zë emigranti: pse e lashë Maqedoninë dhe pse nuk më bëhet të kthehem sërish atje…

Qaniu, një zë emigranti: pse e lashë Maqedoninë dhe pse nuk më bëhet të kthehem sërish atje...

LinkedIn kalon Twitter: më shumë përdorues

LinkedIn kalon Twitter: më shumë përdorues

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni