Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REPORTAZH/ Jeta në kufi me Serbinë: aty ku fshati braktiset për një nuse!

by te Sheshi
26/02/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Intervista, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
REPORTAZH/ Jeta në kufi me Serbinë: aty ku fshati braktiset për një nuse!

Fshatrat e komunës së Podujevës në brezin kufitar me Serbinë, po boshatisen. Banorët po ikin për arsye të ndryshme. Por më kryesorja del të jetë martesa. Në një fshat ka mbetur vetëm një familje, por dhe ajo po bëhet gati të ikë në qytet. Arsyeja është se askush nuk po u jep nuse për djalin!

Nga Zekirja Shabani

Kanë mbetur e vetmja familje në Rakinicë, fshatin më të thellë të Komunës së Podujevës në brezin kufitar me Serbinë. Të gjithë fqinjët u kanë ikur. Edhe H.Z po planifikon që në pranverë të zhvendoset në qytet. “Në shëngjergj i mbushë 34 vjet. E askush nuse s`po i jep”, ofshanë H.Z, nga Rakinica, derisa tregon për fatin e djalit të tij të vetëm që i ka mbetur pa martuar.

Për këtë arsye, fshatin e kanë lënë edhe të tjerët. Martesa e të rinjve në këtë zonë është e vështirë, pavarësisht kushteve të mira ekonomike dhe infrastrukturës rrugore.“Ka shumë djem të rinj që është dashur të blejnë tokë në rrafsh për me mujt me u martu”, tregon ai.

Nga frika se edhe pasi të zhvendoset mund të ketë telashe të ngjashme, djali i H.Z, nuk dëshiron të identifikohet. Ndërkaq, i ati i tij flet me mburrje për aftësinë e të birit si blegtor. Por kjo duket se nuk mjafton që ta mbajë atë në këtë zonë, larg jetës së qytetëruar të cilën e kërkojnë vajzat si kusht për t`u bërë nuse e kësaj familje.

Kështu, dalëngadalë 24 fshatra në 94 kilometra brez kufitar me Serbinë, po zbrazen. Kordinatori i Komitetit të fshatrave i Komunës së Podujevës, Latif Mehmeti, tregon se zbrazja e fshatrave të kësaj komune ka filluar që në vitet e 90’ta dhe po vazhdon.

Një kohë, ai thotë se kushtet ekonomike kanë ndikuar që banorët të kërkojnë jetë më të mirë. “Është pastaj nevoja për shkollim e zhvillim të karrierës që i ka shtyrë shumë njerëz të braktisin vendin e tyre”, thotë Mehmeti. Përveç kësaj, edhe çështja e sigurisë është faktor që ka ndikuar tek banorët.

Për arsye sigurie, shpesh banorët e kësaj ane frikësohen të flenë rehat. Banorët kërkojnë që autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare si KFOR-i, EULEX-i, dhe Policia e Kosovës, duhet të bëjnë më shumë për sigurinë e qytetarëve që jetojnë në afërsi të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vitin e kaluar, shpesh xhandarmëria serbe është futur thellë në territorin e Kosovës, ndërsa në një rast ka arrestuar edhe polic të Kosovës në detyrë.

Më tragjike është vrasja e një banori të brezit kufitar, derisa ai po barte dru për djegie. Gjithashtu, vitin që shkoj, pesë kosovarë, janë plagosur në fshatin Mirofc të Podujevës, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë. Siç bëhet e ditur, atje ka pasur shkëmbim zjarri me përfaqësuesit e xhandarmërisë serbe dhe shqiptarëve, të cilët thuhet se kanë qenë duke prerë drunj ilegalisht.

“Cilado qoftë arsyeja, banorët po ikin nga brezi kufitar. Kjo nuk është shenjë e mirë”, thotë Mehmeti. Ai përmend fshatin Tërnavicë, që tani ka vetëm dy familje ndërsa dikur numëronte 99 sosh. Gjithashtu edhe Murgulla, me sipërfaqe 26 kilometra numëron vetëm 13 familje, ndërsa në gjendje më të rëndë janë Përpellaci e Recica që kanë mbetur thuajse bosh. “Edhe shkollat është detyruar komuna ti mbyllë, pasi nuk ka nxënës.

Situatë hiç më e mirë nuk është as në Karaqevë. Të shqetësuar shprehen qytetarët, po ashtu edhe në pjesë të Gjilanit në Muçibabë edhe fshatrat e tjera të cilat gravitojnë në kufij dhe ka në vazhdimësi reagime të cilat tregojnë se nuk ka siguri të mjaftueshme./TeSheshi/

Related Posts

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Liga e Evropës/ Roma kalon mes problemesh, eliminohen Hasi e Xhaka

Liga e Evropës/ Roma kalon mes problemesh, eliminohen Hasi e Xhaka

MINIREPORTAZH/ Në Malbardhë, aty ku fshatarët janë qytetarë model!

MINIREPORTAZH/ Në Malbardhë, aty ku fshatarët janë qytetarë model!

Ekonomia Greke, një “pacient”  në  “urgjencën”  e BQE-së  – shkruan Dojçe Wele

Ekonomia Greke, një “pacient” në “urgjencën” e BQE-së - shkruan Dojçe Wele

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni