Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REPORTAZH/ Historia e rrallë e një familjeje hollandeze: e duan Shqipërinë dhe…(mbahuni!) e çmojnë më tepër se Hollandën!

by te Sheshi
20/03/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
REPORTAZH/ Historia e rrallë e një familjeje hollandeze: e duan Shqipërinë dhe…(mbahuni!) e çmojnë më tepër se Hollandën!
9
SHARES

Nga Anila Dushi

Një familje hollandeze prej 15 vitesh jeton dhe punon në Shkodër, madje jo në qytet, por në fshatin Barbullush të Komunës Bushat.

Familja përbëhet nga bashkëshortët Helena e Dik Wesselingh, së bashku me tre fëmijët e tyre Ana, Jana e Josho. Ishte nëna e Helenës, Katerina de Kuper- Barlang, e cila drejton një fondacion humanitar, ajo e cila ishte iniciatorja e zhvendosjes në fshatin Barbullush të Komunës Bushat.

Nën moton dhe emrin e këtij fondacioni “Bëj diçka të mirë”, kjo familje ka arritur që falë kontributit të saj, të sjellë jo pak përmnirësime ndaj shtresave në nevojë në Komunën e Bushatit. Duke bashkëpunuar ngushtë me komunën, ky fondacion pjesë e shoqates Adak në Hollandë, ka arritur që të afrojë mjaft shërbime.

Fondacioni është krijuar me qëllim ndihmën për njerëzit në nevojë dhe merret me grumbullim donacionesh të ndryshme në formë dhurate nga shtetas hollandezë, donacione këto në forma të ndryshme, ku veshjet e objektet magazinohen në Hollandë, dhe pasi seleksionohen, dërgohen në vendet ku ka varfëri për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

bushat_hollandezët1

Gjatë viteve fundit, këtë familje e kanë vizituar rreth 5000 turistë. Familja Weseling, ka bërë të mundur  që 100 familjeve në Bushat t’u  shpërndahet buka falas  nga vetë hollandezët, të cilët ua dërgojnë bukën në shtëpi secilit vetë me mjetet e tyre. Janë familje të varfëra dhe një herë në javë marrin dhe ushqime. Pas këtij projekti, përveç shpërndarjes së bukës, familjeve në nevojë në bashkëpunim edhe me komunën, do t`u shpërndahen edhe ndihma në ushqime. Banorët e Bushatit shprehen se kjo  familje, edhe pse nga Hollanda është kthyer në mishërimin e humanizmit.

“Shqipëria është një vend më i sigurtë se Hollanda . Ne ndihemi mirë këtu, na pëlqen mënyra e jetesës dhe e konceptimit të familjes, prandaj jemi  zhvendosur dhe jetojmë në këtë vend. Mendojmë se vetëm me anë të punës do të mund të zhvillohet ekonomikisht ky vend .”, thotë Helena Wesselingh.

Dik Wesselingh tregon se  historia fillon ne vitin 1993 kur nëna e Helenës, Catherine de Kuiper, me një shok të saj, Anneke Aerts, vijnë në Shqipëri. Si dy punetorë të zhvillimit, ata janë ftuar nga një prift hollandez në Bushat, për të marrë një vajzë të vogël dhe për ta operuar në Hollandë.

“Emri i saj është Vojsava dhe në 1992 duke ecur në lagjet e varfëra në qytetin e Laçit në Vaun e Dejës  ku dhe jetonte, ajo aksidentalisht ndeshi një granadë të hedhur në tokë. Në një sekondë të vetme, ajo humbi krahun e saj dhe ishte gati e verbër. Kur mbërriti në Hollandë, doktorët i vunë një krah-protezë dhe i operuan sytë. Okulisti nuk ishte optimist dhe dha lajmin e keq se Vojsava është praktikisht e verbër.

Ne u bëmë miq të mirë me Vojsavën dhe vendosëm për të bërë pushime dhe për ta sjellë në Shqipëri. Ajo çfarë ne gjetëm ishte varfëria. Në shtëpinë në Hollandë në 1994, ne, nënë Chatherine, Dick dhe Helena, themeluam fondacionin tonë familjar dhe filluam të punojmë me një numër të madh projektesh të vogla në Komunën e Bushatit.

Helen__Wesselingh_tek_të_sëmurët_,Bushat

“Pas 20 viteve, Shqipëria ka bërë progres të madh drejt zhvillimit. Rrugët janë të shtruara dhe Shqipëria pret të bëhet anëtare e BE. Ne kemi 20 vite që jetojmë në Shqipëri si një familje hollandeze. Shumë njerëzve u bën përshtypje, por ne jemi shumë të kënaqur nga vendi me njerëzit miqësorë. Vitet e para kishim vetëm dy orë drita dhe kjo zgjaste dhe me jave. Ndodhte që nën dritën e qiriut ne luanim me fëmijët tanë për t’i mbajtur ngrohtë.

Na ka bërë përshtypje bujaria e pabesueshme e popullit shqiptar. Ne kemi vizituar shumë vende, por shqiptarët janë unikë. Njerëzit janë të interesuar shumë për njëri-tjetrin, gjë e cila në vendet e tjera ka kohë që është harruar. Ju jeni gjithmonë mikpritës me të gjithë dhe jeta familjare luan një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare.

Në kemi 3 fëmijë, Jane Wesselingh (19), Anne Wesselingh (17) dhe Joshua Wesselingh (15). Ata u rritën pjesën më të madhe të jetës së tyre në Shqipëri dhe sigurisht e pelqejnë shumë”, përfundon Dik.

Fondacioni “Bëj diçka të mirë” vendoset në Barbullush më 1999. Mikëpritja që kanë gjetur këtu, njerëzit që u drejtoheshin çdo ditë pasi kishin nevojë për ndihmë, bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti me komunën, bënë që familja të vendoset këtu, ku Diku la punën si inxhinier ndërtimi në Hollandë, dhe së bashku me vjehrrën Katerina, bashkëshorten Helena me profesion  gazetare dhe tre fëmijët e tyre, atëherë të vegjël, erdhën këtu.

Ato janë integruar në jetën e këtushme dhe shprehen se Shqipëria nuk njihet sa duhet nga të huajt.  “Po e deshe punën, jetohet kudo dhe ky është vendi i shqiptarëve”, thotë Helena.  Ato shtojnë se që kur kanë ardhur, pa e ditur se sa do të qëndronin, kanë gjetur një mikëpritje të madhe nga njerëzit dhe drejtuesit e komunës.

Dik_Wesselingh_duke_ndihmuar_të_sëmurë_në_bushat

“Nuk jemi mëndjemëdhenj se jemi të huaj. Ne jemi përshtatur me njerëzit dhe kemi marrë eksperiencë prej tyre. Na pëlqen mentaliteti i familjes shqiptare , mentalitet që ka ekzistuar edhe në Hollandë deri para rreth 50 vitesh.Njerëzit këtu janë të bashkuar dhe i dhurojnë dashuri njëri- tjetrit. Familjet janë bashkë në përballimin e jetesës , në të mira dhe të këqija. Familja shqiptare na pëlqen”, shprehen hollndezët që jetojnë në Barbullush.

Aktiviteti i tyre ka përfshirë disa fusha. Siç pohon kryetari i Komunës  Bushat, Zef Hila, këta hollandezë kanë afruar mundësi duke sjellë ndihma për spitalin e Bushatit, që është rikonstruktuar falë mundësive të krijuara nga ata; ndihmojnë me ushqime e veshmathje familje në nevojë, të sëmurë, të moshuar të vetmuar , ndërsa kanë nisur një projekt për ndërtimine një qendre sociale në Barbullush.

Helena Wesselingh shpjegon se ato janë vendosur këtu dhe nuk do lëvizin këtej, pasi kjo është një zonë me numër të madh banorësh, ka tokë pjellore dhe mundësi zhvillimi. Me një finacim prej 200 mijë  eurosh, në bashkëpunim dhe me komunën, qendra sociale do afrojë kushte akomodimi dhe reabilitimi për 50 persona, të cilët janë të varfër, të sëmurë e invalidë . Atyre do u afrohet falas asistencë mjekësore, shërbime të tilla si dushe për invalidë, ushqim falas, veshmbathje, ilaçe etj.

“Këtu mund  të afrohen dhe familjet e varfëra dhe fëmijë jetimë që do të trajtohen me ushqim çdo ditë. Në fakt, këta 15 vite ne këtë kemi bërë. Por e kemi bërë jo në një qendër, por duke u shpërndarë veshje, ilaçe e ushqime familjeve në nevojë. Tani mendojmë që kjo punë të jetë e organizuar në një qendër të vetme”, thotë Helena.

Banorët e Barbullushit, por dhe të zonës përreth, shprehen se këta njerëz të huaj u janë gjendur mjaft. Ka disa vjet që ato kanë mundësuar vizita mjekësore falas për personat që kanë probleme me sytë. Janë rreth 500 pacientë jo vetëm nga Shkodra, por dhe nga qytete të tjera që kanë ardhur këtu duke bërë ekzaminime mjekësore falas për sytë . Një tjetër drejtim ku punon ky fondacion është dhe ndihma për familjet e varfëra.

ndihma_nga_hollandezët,bushat

Janë 100 familje në Bushat që u shpërndahet buka në shtëpi nga vetë hollandezët që jetojnë këtu, të cilët ua dërgojnë bukën në shtëpi seicilit vetë, me mjetet e tyre. Janë familje të varfëra dhe një herë në javë marrin dhe ushqime. Helena tregon për dy fëmijë jetimë nga fshati Mal i Jushit, të cilët jetojnë vetëm me nënën e sëmurë dhe që dimrin e kaluar i kanë gjetur pas derës së banesës ku jetojnë hollandezët.

“Dhe pse dimër, ishin të veshur keq, me pak rroba, dhe kur treguan se cilat ishin problemet, u prekëm mjaft . I futëm brenda dhe u dhashë rrobat e fëmijëve të mi për t`i veshur, pasi në atë moment nuk kisha rroba tjera për to. Kur sjellim veshmathje i ndajmë menjëherë. Që nga ajo ditë, dy djemtë e mitur vijnë çdo të premte këtu dhe u japim ushqime. Ata janë shumë të varfër dhe mosha e tyre e vogël bën që të mos kenë mundësi të punojnë.

Këta të huaj që janë ambientuar me jetën në një fshat të Shkodrës, me aktivitetin e tyre humanitar, kanë bërë që të gëzojnë respektin e banorëve të kësaj zone, të cilët shprehen mjaft pozitivisht për ta. Veç aktivitetit humanitar, kjo familje ka ngritur dhe një

kamping me rulota për të tërhequr turistë të huaj. Helena Wesselingh shpjegon ngrija e ‘Kamping Albania’ ka qenë një objektiv  i tyre.

“Me këtë krijojmë mundësi dhe për punësim dhe i  ndihmojmë banorët e këtushëm nga ana ekonomike. Kjo pasi vetëm përmes punës mund të përmirësohet ekonomia e tyre. Më mirë punësim përmes projektesh, se sa ndarje ndihmash sa për të mbajtur frymën. Kampingje të tilla funksionojnë kudo në Evropë dhe shërbejnë si ndalesa për ato turistë që preferojnë udhëtimet me motorçikleta, biçikleta  etj. Se në botë ka shumë fondacione bamirësie, por jo të gjithë funksionojnë në rregull.

Në Hollandë, por dhe në vende të tjera, ato ndihmohen dhe nga shteti, por këtu nuk ndodh  Këtu në Shkodër, e pikërisht në Bushat, ne kemi gjetur mbështetjen e pushteti vendor që na ka afruar gjithçka dhe ka punuar shumë. Çdo gjë ne e bëjmë në bashkëpunim me drejtuesit vendorë të këtushëm, dhe rezultatet kanë qenë të mira. Bashkë me ta evidentojmë e shohim konkretisht të gjithë ato që kanë nevojë, në mënyrë që të ndihmohen ato që nuk kanë tjetër mundësi”, thotë Helen Wesselingh

Mesazhi i familjes hollandeze, është se në këtë vend njerëzit janë shumë të mirë, punohet e jetohet mirë, dhe se janë shqiptarët ato që duhet ta bëjnë vendin e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Bunjaki publikon listën e Përfaqësueses Kosovare, nuk mungojnë befasitë

Bunjaki publikon listën e Përfaqësueses Kosovare, nuk mungojnë befasitë

Netanyahu tërhiqet: Dua një zgjidhje paqësore për dy shtetet

Netanyahu tërhiqet: Dua një zgjidhje paqësore për dy shtetet

Doshi-Frroku/ Proçedurat që duhet të ndjekë Kuvendi dhe preçedentët

Doshi-Frroku/ Proçedurat që duhet të ndjekë Kuvendi dhe preçedentët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni