Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REPORTAZH/ Durrësi, ta duash e ta vuash fort një qytet si ky!

by te Sheshi
14/03/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
REPORTAZH/ Durrësi, ta duash e ta vuash fort një qytet si ky!
119
SHARES

Nga Mark Brunga

Nostalgjia për Durrësit është një “sëmundje” e vjetër, një sëmundje që në fakt  e kaplon çdo njeri për vendin ku është lindur e rritur. Por po shkruajmë për posaçërisht për qytetin e njohur bregdetar, me një “pasaportë” të rrallë vlerash, mbase që nga përshkruesit e hijeshive të tij në lashtësi kur ai cilësohej si një qytet “Come una luna ne la firmamente”, ose si “ Taverna e Adriatikut”..

Shkas i këtij shkrimi për “nostalgjinë durrsake”, u bë një foto e hedhur në rrjetet sociale, e shoqëruar me një poezi të nëshkruar nga një vajzë, Edlira Begeja, dhe komenteve që e shoqëronin atë. Komente qytetarësh me origjinë nga Durrësi, të cilët kanë vite pa ardhur, por që ruajnë nostalgjinë për bregdetin, e kryesisht për xhiron e famshme durrsake në bulevard orët e mbrëmjes si dhe të festave. Është një nostalgji dhe dashuri për qytetin, të lidhura organikisht. Begolli ka shënuar edhe një strofë poezie në këtë foto, mjaft spikatëse dhe domethënëse për çfarë ka dashur të shprehë ajo:

Edlira Begeja dhe dashuria per Durresin“Me të metat e të mirat që ka

 E dua unë këtë qytet

 Se vetëm kështu mund të ndodhë

 Në një dashuri të vërtetë”.

Komentet janë të tepërta. Ajo është treguar racionale duke shkëputur mbase strofën me kuptimlote që shpreh  thelbin e një dashurie pa kushte për qytetin e sajë të zemrës, nga ndonjë poezi e saj, ose ka dashur të shkruajë një poezi për Durrësin, por që është frenuar më pas për të vijuar më tej, sepse pasi ka konstruktuar këtë strofë, ka kuptuar se ka thënë gjithcka që mund të thuhet për dashurinë durrsake. Anesti Jorgji, një bashkëqytetar i Edlirës, e kujton edhe ai me nostalgji këtë xhiro dhe shkruan se:

“Shumë, po shumë durrsakë e bënin xhiron e Vollgës nji herë, apo edhe dy apo tri herë në ditë, derisa “prenë biletën” vetëm “vajtje” për në qytetet perëndimore!”

Sot, në zonën e njohur si Vollga, është sheshi bregdetar me emrin “Taulantia” dhe tradicioni i xhiros vazhdon sidomos në ditët e sezonit turistik veror, ku kushdo shesh se si tejmbushet me pushues të ardhur nga të gjitha viset e atdhut tonë, edhe jashtë kufijve shtetërorë. Po durrsakët e vazhdojnë këtë xhiro edhe në ditët e dimrit…                     Por Jorgji kujton edhe trishtimin e tij kur qyteti u boshatis pas eksodit të marsit `91. Ja si e përshkruan ai:

222222 

“Sa trishtim të shikoje nënat me sy të njomur nga lotët, bulevardi bosh pa bijtë dhe bijat e Durëesit, që deri me datën 5 mars ishin aty, të pandarë, paradite dhe pasdite, para buke dhe mbas buke, kur për një cast çdo gjë ndryshoi, për të mos qënë kurrë më njësoj si në të kaluarën, për një pjesë më mirë dhe për një pjesë tjetër më keq. Kjo ishte “hemoragjia më e madhe dhe më e dhimbshme” e rinisë durrsake në shekujt e fundit. Kanë kaluar 23 vjet e kusur, e  kujt i kujtohet i kalojnë mornica ne trup!”

Natasha Mule shkruan në këtë linjë, me një shqipe të papraktikuar prej vitesh në mërgim:

“… më pëlqen çdo qoshe e durrsit më pëlqen me zhurmë pa zhurmë kur je larg çdo gjo është e bukur dhe malli është tmerrshëm ato që janë në Italy aty janë po ne në të amerikës dy vjet tre vjet dhe me shumë shkon çfarë nuk më pëlqen është kur dal nuk njoh asnjeri të gjithë janë në emigration kam shpresë se çdo gjo do rregullohet dhe në Durrës dhe Vollga të jetë vërtete një vend argëtimi dhe jo ashtu siç e përshkruni ju me lart I love my city and I miss every thing there see you soon guys”

Durresi ne mbremje xhiro

Interesant është edhe shkrimi i Maria Droettit. Ai është nipi i Paolo Droetit, ish-ushtarak italian dhe me pas ish-partizan që ka dalë në pension në Durrës si oficer ushtrisë shqiptare. Mario i lindur në Durrës shkruan:

“… dhe  unë për 3-muaj që qëndroj, nuk i jam ndarë si në mëngjes edhe në mbrëmjet vonë pranë bregut. Këtë vit nuk jam larguar nga qyteti, po kam qëndruar me ndjenja sikur do largohesha te nesërmen..”

Durrësi mbetet vendlindja e tij dhe, me sa duket edhe pas emigrimit në atdheun e trashëguar nga gjyshi i tij, Mario e ndjen veten durrsak në esencë!

Mall e dëshpërim!

Po ndërkohë, ka nga ata që shprehin edhe keqardhjen për anarkinë e zonës. Ja si shprehet Emilian Gjoni:

“Kush pjesë e Vollgës ju pëlqen? Ajo e lokaleve që shtrijnë territorin e tyre gjithnjë e më tepër në shëtitore? Ajo e ndriçimit që ngjan me një Kabul pas bombardimit? Ajo e lodrave për fëmijë që janë pa kurrfarë kriteri mbi sigurinë dhe nivelin e zhurmës. Ajo e kavove elektrike që kalojnë nëpër shëtitore apo e fijeve të lëna zhveshur anash mureve. Më vjen keq por nuk është Vollga në të cilën jam rritur, e nuk mund të jetë ajo ku mund të rris fëmijën tim, që sa herë tentoj të kaloj andej, trembet (7 muajsh) nga zhurmat e larta e kaotike të zonës…”

Përjetime të rralla

1dKush niset nga portet e Italisë ose të kujtdo vendi fqinj me traget për të ardhur në Durrës, në orët e mëngjesit vëren një fenomen të rrallë. Tragetet zakonisht rreth orës 07.00 të mëngjesit ndodhen disa milje larg hyrjes për në portin e Durrësit dhe deti shtrihet i gjërë në fushëpamjen e kujtdo. Dhe rrezet e diellit që sapo ka nisur trajektoren e zakonshme mbi qiellin e qytetit, sikur projektojnë  një shkëlqim ikonografik  mbi të gjithë masivin ujor dhe kurorat e kodrinave që shtrihen në harkun e gjirit bregdetar. Ngjyrë e ëmbël dhe e artë, që shikohet vetëm nga thellësia detare prej trageteve të linjave, është e ngjashme me  aurorën e ikonave, privilegji i vetëm i qytetit ikonografik në historinë 3 mijëvjeçare të tij. Pasi turisti që e shkel për herë të parë këtë vend është ndeshur me këtë përndritje të këtij qyteti tempull, vë re se edhe në mbrembje deti ndizet nga një kurore zjarri që i ndërron nuancat çdo mbrëmje.                      Dhe nga kjo,  shënimin e  lashtë se Durrësi ndrin  “Come una luna ne la firmamente” (Shkëlqen si hëna lart në qiell), e kupton mire se ke zbritur ne tempullin e turizmit bregdetar të Shqipërisë, Durrësit –  qytetin që e adhuroi Qezari, e që Ciceroni e ka cilesuar “të admirueshëm”.

Edhe Eduart Lir ra në dashuri me Durrësin

Një nga gravurat e Eduard Lirit, është ajo e Durrësit: Kalaja me katër kullat në kodër e që zgjatet poshtë me ca kulla më të ulëta; katër burrat, tre në këmbë, një mbi kalë me veshje shqiptare. Eduard Liri shkruan në ditar:

edward-lear-durazzo-from-journals-of-a-landscape-painter-in-albania-and-greece-published-1851

“Durrësi është qyteti tjetër i udhëtimit tim… Qyteti tani në vetvete është reduktuar në një rrugë të vetme dhe shikohet nga kullat e rënda ngjyrë gri të kështjellës, të cilat janë ndërtuar relativisht në një vend të lartë… Kombinimet e panoramës rreth e përqark janë shumë të bukura si çdo pamje shqiptare. Rruga e vetme e Durrësit, zë thuajse të gjithë vendin e ngushtë që zbret në det dhe mbaron në mol… Në Durrës ka një atmosferë këngësh dhe unë dëgjoj shumë tinguj muzikorë, të cilët dëgjohen në të gjithë anët e Shqipërisë”.                                                                

Shënimet dhe gravura e Lirit i përkasin vitit 1848. Në to duket sikur mund të gjurmohen rrënjët e xhiros bregdetare të banoreve te hershëm të Durrësit /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Shkup, Zaev plas “bombën” e katërt: Ja gazetarët e përgjuar!

“Bomba” e dhjetë, grykësia e Gruevskit për pasuri - Zaev bën një premtim dhe për dyshen shqiptare PDSH-BDI

Kush e tha i pari “O sa mirë me qenë shqiptar”?

Kush e tha i pari “O sa mirë me qenë shqiptar”?

CIA: Ja pse SHBA-ve nuk u intereson rënia e regjimit të Al-Assad

CIA: Ja pse SHBA-ve nuk u intereson rënia e regjimit të Al-Assad

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni