Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REPORTAZH/ Bulqiza, aty ku fjala “fëmijë” ka humbur kuptimin e saj

by te Sheshi
04/04/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Intervista, Kryesore
Reading Time: 8 mins read
A A
REPORTAZH/ Bulqiza, aty ku fjala “fëmijë” ka humbur kuptimin e saj

 

Nga Eva Gjura

Të  gjithë  kanë  dëgjuar për qytetin verilindor të  Bulqizës, apo të  njohur ndryshe si “qyteti i thesarit”. Qytet që  prodhon mijëra ton krom dhe pasuron gjysmën e botës, por që  në fakt vetë po shuhet dhe rrënohet çdo ditë dhe më shumë, po e mbyt pak nga pak varfëria ekstreme.

Varfëri, e cila ndihet thellë sapo hyn në territorin e tij. Sa hyn në zonën e njohur si Qafa  Buallit hasesh me një panoramë që për ndonjërin mund të duket e bukur, por në fakt është një “bukuri që vret”. Qëllimi i udhëtimit ishte takimi me disa nga të rinj, jeta e të cilëve është e lidhur ngushtë me minierën. Miniera pra, kjo është kryefjala e këtij udhëtimi. Hyjmë në Bulqizë rreth mesditës, në qytetin e ftohtë jo nga mikpritja e njerëzve, por nga moti dhe ajo pamje e zymtë që na rrethonte rreth e rrotull. Ashtu siç e kishim llogaritur, takimi i parë ishte me disa djem që sapo kishin mbaruar gjimnazin, dy prej tyre punonin në minierë.

images (20)Takimi me të rinjtë

Takuam Blerimin, djalin që mbante një emër shqiptar, por edhe Klintonin, një 19 vjeçar, i cili mban emrin e një burri shteti në SHBA, ish-presidentit, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën e Kosovës,  dhe shqiptarët  ndoshta ndaj e duan aq shumë, sa iu kanë vënë edhe emrat fëmijëve të tyre. Me dy të rinjtë nuk arritëm të rrinim gjatë, pasi ashtu siç na thanë ata, nxitonin për të shkuar në punë.

Ne orën  13:00 ata merrnin turnin e punës, pra do te hynin në minierë. Në atë gropë të zezë që ju merr atyre orë të tera të jetës së tyre.

Në ato pak minuta që qëndruam me ta, nxituam t’i pyesnim për të mësuar disa gjëra konkrete. Sa orë punonin, a ishin të siguruar, me sa turne e kishin punën, çfarë privilegjesh kishin, a i kishin të gjitha kushtet në punë, sidomos ato të sigurisë teknike, që janë më të rëndësishmet, pasi vihet në pikëpyetje jeta e tyre. Ashtu siç na kishin thënë edhe të tjerë, djemtë hezitonin të përgjigjeshin për shumë pyetje. Kanë frikë se mos bie ndonjë fjalë në vesh të pronarit dhe i heqin nga puna. Për rrogën të dy njëzëri shprehen se, “është e mire, nëse e llogarit me ata që s’kanë fare”, ndërsa me sasinë e punës që bëjnë nuk shpërblehen as sa gjysma e minatorëve në Gjermani e vende të tjera, megjithëse si kohë pune punojnë më shume sesa ata. Paga qe marrin është rreth 600 mijë lek të vjetra, gjysmën e saj e marrin në bankë siç u shprehen dhe për këtë ju paguhen edhe  siguracionet, ndërsa gjysma tjetër merret në dorë pasi kompania nuk iu paguan sigurime për rrogë të plotë.

Miniera-Bulqizes“Nuk i leverdis pronarit të paguaje sigurime për rrogë të plotë”, shprehen djemtë ndaj paguan vetëm për gjysmën e pagës, duke i paguar kështu shtetit vetëm një pjesë minimale të kontributeve, që këtu, shprehen ata,  nis vjedhja e parë zyrtare.  Sipas djemve kjo për ta është gjë e mirë, pasi ka punonjës që nuk janë fare të siguruar, punojnë në të zezë dhe nëse ju ndodh diçka nuk ju njeh askush asgjë. Për shtetin këta ‘uritha’ siç e thërrasin njëri-tjetrin me shaka, nuk ekzistojnë.

Turnet e punës dhe galeria

Orari i punës është nga 8 orë dhe djemtë, të cilët punojnë në kompani private e ndiejnë veten të privilegjuar, sepse punojnë vetëm dy turne, turni i parë që nis në 6 të mëngjesit dhe turni i dytë  që nis në 2 të drekës dhe mbaron në 9 të mbrëmjes. Ata ndihen të lumtur se nuk kanë turne të treta, ashtu siç ndodh me minatorët që punojnë në galeritë shtetërore, të cilat janë me tre turne. Kur ju përmend galerinë e errët, ulin sytë në tokë dhe nuk ndihen fare mirë. “Nuk na pëlqen fare, po ç’të bëjmë. Këtu përveç minierës dhe punës në fushë nuk ka asnjë mundësi tjetër pune. Puna në bujqësi është e kufizuar për shkak të tokës së pakët dhe në pjesën më të madhe të vitit ka borë dhe temperaturat e ulta s’të lënë të bësh ndonjë gjë të madhe, kështu që shpresa e vetme mbetet miniera, sytë andej i kemi”, shprehen djemtë.

Megjithëse të rinj fare ne moshë 19-20 vjeç flasin si burra të moçëm, me një mal hallesh në kurriz. Shkarazi pasi nuk duan të ndalen shumë në atë pikë, të përmendin faktin se ata punojnë shumë bashkë me minatorët e tjerë, nxirret shume krom, por vidhet shumë. “Këtu tashme është ngritur  një mafie, nuk merret vesh se çfarë ndodh, më mirë bëj punën tënde, merr ato lek dhe ik mos u ndiej, se nuk dihet se çfarë ndodh”, të thonë me gjys zëri. Në të vërtetë ashtu është në “qytetin e arit” shumë gjëra kane ndodhur këto 23 vite, por asgjë nuk ka ndodhur për mirë dhe që t’ju shërbejë banorëve të këtyre zonave. i bindur në atë që thotë, Blerimi shprehet se, “nëse vetëm një kamion krom po të ishte shkarkuar në ditë për Bulqizën, vetëm një, kush e di si do ishte bërë sot ky vend, ndoshta Zvicër e dytë”’, megjithëse ai vetë se ka parë kurrë këtë shtet, për të cilin  thotë se është shume i bukur megjithëse i ftohte dhe me borë shumë ashtu si vendi i tyre. “Miniera është një gropë e zezë, ha koka djemsh here pas here sidomos të të rinjve, që nuk kane shume eksperiencë dhe bëjnë gabime fillestare, të cilat ju kushtojnë shumë rëndë deri edhe  jetën e tyre”, deklarojnë djemtë të shqetësuar.

“Nuk do të punonim kurrë në miniere, por vete e kemi fajin, nuk mësuam shumë në shkollë, që të merrni ndonjë drejtim tjetër, tani mirë të na bëhet të shtyjmë jetën në ato puse të errëta’, deklarojnë ata, megjithë kurajën që ne ju japim duke ju thënë se jeni ende të rinj dhe e keni jetën para për te ndjekur shkollën apo ndonjë profesion tjetër. Kjo për ta tashme duket një ëndërr e largët, nuk kanë shumë dëshirë të shkojnë në shkollë apo të ndjekin kurse për zanate të tjera.

Të rinjtë largohen nga ne, por ne nuk mund ta lëmë me kaq, duam te takojmë dhe te flasim me të tjerë njerëz, që kanë dhe nuk kanë lidhje me minierën. Të mësojmë më shumë për këtë pasuri, e cila po i vret çdo ditë këta banorë dhe nuk po ju shërben aspak atyre po vetëm ca klaneve të frikshme.

images (19)Të burrërohesh para kohe

Kjo shprehje mund t’ju duket paksa pa kuptim , por kuptimin e plotë e merr kur takon Endrin, një djalë 13 vjeçar, që mban një emër të bukur, por që emri e humbet krejtësisht kuptimin kur ti e shikon se çfarë pune po bën dhe sesa e rëndë është jeta e tij. Endrin e gjejmë tek pirgu i madh e gurëve të kromit, aty ku bashkë me të ndodhen edhe shumë fëmijë të tjerë të moshave të  ndryshme, gra , vajza, pleq e plaka, të cilët nuk lejohen të hyjnë e të punojnë në galeritë e minierës, por ata ju bëjnë karshillët tuneleve të errëta duke gërmuar në pirgjet e mëdha të gurëve të kromit, për të fituar një grusht me para.  Ndalemi të bisedojmë pak me Endrin megjithëse duket se është fjalëpak, por kjo nuk e pengon aspak atë të na hedhë një vështrim të ftohtë  nga koka tek këmbët, sikur donte të na lexonte çdo mendim tonin. E pyesim sa vjeç është dhe pse nuk ka vajtur në shkollë, sepse në bazë të orës e cila ishte rreth 12-30 ai duhet të ishte ende në mësim, për të mos e fyer e pyesim se mos ndoshta sot ka mbaruar më herët. Prerazi na e kthen se nuk ka shkuar në shkollë. Pa u menduar gjatë e pyesim, Pse? Endri na hedh edhe një vështrim tjetër, por këtë herë therës, sikur donte të na thoshte se nëse doni të talleni shkoni diku tjetër. Pa dashur ta mërzisnim më shumë i kërkojmë të ulet dhe të pushojë pak me në. Nuk bën zë, ulet dhe na ndiqte me sytë mendueshëm çdo lëvizje që bënim. Unë për të hyrë në bisedë i them se kam një djalë gati në moshë të tij. E pyes sa fëmije janë në shtëpi dhe me kë jeton. Ashtu i qetë me përgjigjet se janë tre fëmije, dy vëllezër dhe një motër, të cilët janë më të vegjël se ai. Babai punonte në minierë, por konsumonte shumë alkool duke jua bërë edhe më të vështirë jetën, ndërsa nëna përpiqej të punonte ku të mundte për të siguruar edhe ajo ndonjë lek megjithëse ishte e sëmurë. Endri na tha se nuk shkonte rregullisht në shkollë, sepse duhej të punonte për të siguruar ndonjë lek, shtëpia e tyre është e varfër dhe ka nevojë për shumë gjëra, por më shumë kanë nevojë për bukë. Dua të ndihmoj mamin, e cila lodhet shumë, kur të rritem dua të iki që këtu, por mamin do ta marr me vete, thotë 13 vjeçari, duke lënë të kuptohej se për të atin nuk shqetësohej shumë pasi dhe ai duket se i kishte lënë pas dore.

00bulcize3Endri punonte në pirgun e gurëve të kromit gati 4-5 orë në ditë dhe kishte raste kur fitonte edhe 10 mijë lek të vjetra në ditë. Ai na tha se jo gjithmonë arrin të gjesh krom aq sa duhet,  ka  shumë punëtore këtu dhe nuk ka shumë gurë kromi. Të habit fakti sesi ai 13 vjeçar është bërë një mjeshtër në njohjen e gurit të kromit, e dallon më të parën dhe nuk lodhet kot duke mbledhur gurë që nuk i duhen. “Në fillim nuk e njihja kromin dhe lodhesha duke mbushur kovat me gurë që nuk ishin krom, tani e kam më të thjeshtë e di cili është guri i çmuar dhe kush më bën punë mua’, na thotë Endri. Largohemi prej tij, pa ditur se çfarë t’i themi, por ai e di se shumë si ne do të shkojnë e do ta takojnë, do ikin të mbushur me dhimbje dhe dhembshuri prej tij dhe shokëve të tij, por asnjëri nuk do t’i japë fund dhimbjes së tij.

Institucionet shtetërore

Gjatë vizitës sonë në Bulqizë, kërkojmë të zhvillojmë edhe një takim me zyrtarë të lartë të qytetit, trokasim në dyert e bashkisë, por për fatin tonë të keq Kryetari i Bashkisë z. Myfit Duriçi nuk ndodhej aty, ai ishte me shërbim në kryeqytet dhe askush nga vartësit e tij nuk pranonte të bisedonte me ne. Kërkonim një informacion zyrtar sesa fëmije nuk e frekuentojnë rregullisht shkollën dhe a ka bashkia informacion për ata të rinj apo punëtorë që punojnë në galeritë e minierës dhe nuk janë të siguruar? Çfarë masash merr shteti për të luftuar informalitetin në këtë qytet, por askush nuk na tha asgjë. Të gjithë largoheshin dhe mjaftoheshin më frazën kryetari nuk është këtu. Hajdeni nesër kur ai të kthehet në zyrë.  Largohemi, por ju premtojmë se do të kthehemi sërish  për të marrë informacionin që donim.

(tesheshi.com)

Tags: reportazh nga bulqiza

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Kosova pret ende mot me dëborë në pranverë

Kosova pret ende mot me dëborë në pranverë

Gafa e militantit të PD-së në mitingun e Vlorës: Do votoj Edi Ramën

Gafa e militantit të PD-së në mitingun e Vlorës: Do votoj Edi Ramën

Fotot/ “Parada” e dy deputetëve në Gjykatën e Lartë

Padia e re për Mark Frrokun: Si i fshehu 3 milionë euro

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.