Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REPLIKAT/ Fenomeni “ujk me Ramën, pulë me Berishën”: ç’ishte e papranueshme nga Bushati me Ramën në Open-in e së hënës

by te Sheshi
09/06/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
REPLIKAT/ Fenomeni “ujk me Ramën, pulë me Berishën”: ç’ishte e papranueshme nga Bushati me Ramën në Open-in e së hënës

Një përplasje e ashpër, por më tepër e rëndomtë, u konsumua të hëhën mbrëma në Open-in e Eni Vasilit, mes kryeministrit Rama dhe gazetarit Andi Bushati.

Ky i fundit, i njohur si një kritik deri me nuanca inatçore ndaj të parit të qeverisë, si të kish një llogari të fshehur nga ndonjë e dikurshme e tyre shoqërore, apo të vonshme politike, e lëshoi gjuhën aso mënyrë që, edhe pse më parë kritik me Nanon e Berishën, s’do kish mundur ta bënte një gjë të tillë me ta. Tek e fundit, as që i është dhënë rasti të jetë ballë për ballë me ta, siç me Ramën për të disatën herë.

Bushati, tej replikimeve të zakonshme – që dhe këto janë të diskutueshme në planin gazetaresk – iu vërvit Ramës me një fjalor të padëgjuar deri më sot në situata të ngjashme, duke i thënë se po ikën fytyra, po meket, se duhej ta shikonte veten në pasqyrë, e të ngjashme si këto, duke thyer çdo etikë në një komunikim që gjithsesi duhet ruajtur më shumë se nga pikëpamja njerëzore,  nga vetë pozicioni që kanë dy palët njërir me tjetrit. I pari, Rama, është kryeministër. Dhe është aty me mandat të marrë nga vota e njerëzve, pasi është përfshirë në gara elektorale. Pos kësaj, ai ka atribut vendimmarrës për fate njerëzish, një pozicion që pos përgjegjësisë, i jep një avantazh edhe në prestigj shoqëror. Bushati është thjesht një gazetar, dhe si i tillë duhet të ketë dhe vetëkufizime në llojin se si e ndërton një komunikim, që nuk është i thënë mos jetë i nxehtë, me atë që mban postin e kryeministrit.

Por ai, si dhe shumë kolegë të tij, reflektojnë atë që është mëse e dukshme në komunikimin gazetaresk me Ramën, edhe paradoksale njëherësh, pos që dhe e padrejtë: ujk me të, pulë me Berishën!

Ndërkohë, kujtojmë se në këtë të fundit, vetëm Mustafa Nano është treguar burrë, e gjithsesi pa shkelje etike. Vite më parë, në Opinion, përballë Berishës kur i ky i fundit ishte në pushtet, Nano, jo me “ti” por “ju”, gjithashtu duke iu drejtuar dhe me “z.kryeministër” – që për hir të së vërtetës edhe Bushati kështu iu drejtua Ramës në çdo herë – i thotë se “ti mbetesh një bolshevik patetik”. Kaq. Dhe mëse e pranueshme.

Ky limit si standart i Nanos, u shkel rëndë nga Bushati përballë Ramës.

Tani vijmë në një plan tjetër. Për t’i dhënë hakun, Bushati është një emër i gazetarisë shqiptare ndër vite, me tregues profesionalë goxha të pëlqyeshëm, që jo domosdoshmërisht kanë të bëjnë me të qënit kritizer konstant ndaj treshes Nano-Berisha-Rama. Por një punë të mirëfilltë profesionale, thënë ndryshe një investigim, ai ka kryer vetëm ndaj Berishës në rastin e Gërdecit, shfaqur te emisioni i dikurshëm Zonë e Ndaluar. As me Nanon e as me Ramën, ai nuk ka asnjë produkt investigues gjurmëlënës. Narrativa e tij kritike është e bazuar te një lloj shabllonizmi gjykues dominant, ku veçon ai mbi oligarkët, një mit politik që gjallon në fyerje të inteligjencës të shumëkujt që njeh oligarkinë, por dhe atë çfarë ndodh realisht në realitet.

Rama është plot probleme në qeverisje, për të cilat nuk ka pse ndërtohen e ushqehen mite. Janë aso problemesh, që pa nevoja për mllef e urrejtje, të cilat s’dihen nga burojnë, por që qartazi nuk kanë brenda atdhedashuri, thënë kështu në një kuptim fisnik si arsye, me një punë të mirë profesionale, mundet t’ja marrësh erzin. Bushati s’e ka bërë këtë. Nuk ka një punë që ta provojë se është kështu. Më e fundit prej tij si akuzë ndaj Ramës, ajo e jahteve, ishte e përshkruar nga një logjikë tejet fëminore. Ishte fyese për çdo inteligjencë normale.

Nga ana tjetër, si Bushati e shumë të tjerë si ai që sot bëjnë protagonistin në studio televizive, ku duhet theksuar se ka një mungesë të theksuar etike dhe modestie edhe në rastin e përdorimit vend e pa vend të vetës së parë njëjës – unë – “unë jam i shqetësuar”, “ajo që më intereson mua”, etj. –  nuk se po shkëlqejnë në domenet e tyre, atë gazetaresk, reflektuar nga portalet që posedojnë e drejtojnë. Hidhuni një vështrim të imtësishëm, duke parë me lupë çdo gjë shkruajnë e publikojnë, e do vëreni se janë po aq problematikë për shoqërinë. Ngrefosja e aktorëve mediatikë ndaj aktorëve të politikës, është një absurditet më vete sot, është një padrejtësi në thelb.

Media shqiptare në përgjithësi, me disa veçime, e ka humbur me kohë tagrin moral të gjykimit. Sepse, ajo, drejtpëdrejt ose tërthorazi, ka qenë simbiozë me paudhësitë politike.

Mjafton si shembull rasti i fundit, ai i denoncimit dhe i gjykimit frenetik mbi rastin e rojes pedofil  të shkollës së Babrrusë. Ajo media që e bën këtë, është po ajo që me produktin e vet e ka dërrmuar moralin shoqëror në të gjitha format. Për ta ngushtuar rrethin e një shembulli: në TCH ofrohet rrëfimi i një jetimeje – me plot pikëpytetje logjike – e cila denoncon abuzimin që ajo pretendon se i është bërë në një komisariat e po ashtu në një jetimore. Nëse është e vërtetë, duhet kujtuar se abuzuesit ndaj saj, s’ka mundësi të mos jenë shikues të rregullt të ciklit lapërdhar “Aventurierët”. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Next Post
E nisën me Aleuluja në Kishë, shuhet Bonnie e R’n’B Pointer Sisters

E nisën me Aleuluja në Kishë, shuhet Bonnie e R'n'B Pointer Sisters

Ndërron jetë “Daja” kosovar i grabitjes në Rinas

Ndërron jetë "Daja" kosovar i grabitjes në Rinas

E paimagjinueshmja: për herë të parë, Asambleja e Përgjithshme e KB pa udhëheqës botërorë

E paimagjinueshmja: për herë të parë, Asambleja e Përgjithshme e KB pa udhëheqës botërorë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

08/07/2025
Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni