Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Rënia e Berlinit”: E megjithatë Angela Merkel nuk zmbrapset nga “dyert e hapura” për refugjatët

by te Sheshi
20/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
“Rënia e Berlinit”: E megjithatë Angela Merkel nuk zmbrapset nga “dyert e hapura” për refugjatët

Siç u morr vesh, Angela Merkel pranoi gabimet në menaxhimin e krizës së refugjatëve, edhe pse në fjalimin e parë pas humbjes së Berlinit, nuk kanë munguan tonet luftarake.   Kancelarja gjermane mori përgjegjësinë e rezultateve katastrofike të partisë së saj në zgjedhjet e së dielës në Berlin, duke pranuar gabimet në menaxhimin e krizës së refugjatëve të vitit të kaluar.

Në një fjalim të pazakontë me tone vetëkritikuese, por gjithashtu edhe luftarake, kancelarja gjermane tha se po lufton për të siguruar se nuk do të ketë përsëritje të skenave kaotike të vitit të kaluar në kufijtë e Gjermanisë, kur “për pak kohë, ne nuk patëm kontroll të mjaftueshëm”. “Askush nuk dëshiron përsëritjen e situatës së vitit të kaluar përfshirë edhe mua”, tha Merkel

Sidoqoftë, ajo nuk e distancoi veten nga vendimi i saj shtatorin e kaluar për të mbajtur të hapur kufijtë e Gjermanisë për mijëra refugjatë të bllokuar në stacionin Keleti në Budapest. Gabimi, tha kancelarja, ishte se ajo dhe qeveria e saj nuk kishin qenë të shpejtë në përgatitjet për zhvendosjen masive të kaq shumë njerëzve nga konfliktet në Lindjen e Mesme.

“Nëse do të isha në gjendje, do ta ktheja kohën pas, me shumë e shumë vjet në mënyrë që të kisha përgatitur të gjithë qeverinë dhe autoritetet për situatën që na goditi papritmas në fundin e verës së vitit 2015”, tha ajo.

Zgjedhjet e së dielës kanë sjellë një epokë të re të politikës shumëpalëshe në kryeqytetin gjerman, me dy partitë tradicionale qeverisëse, kristiandemokratët dhe socialdemokratët që kanë rënë në rezultatet më të këqija në Berlin në historinë e  tyre, ndërkohë që majtistët e “Die Linke” dhe populistët anti-emigrantë të “Alternativës për Gjermaninë” u rritën në mënyrë të konsiderueshme.

Merkel pranoi se ajo kishte dështuar për të dhënë shpjegime të mjaftueshme për politikën e refugjatëve, dhe se fraza e saj “Ne do ia dalim” kishte provokuar ata që nuk pajtoheshin me kursin e saj politik. Fjalët e saj do të interpretohen si një “degë ulliri” ofruar për liderin e partisë motër të CDU-së, Unionit Bavarez Kristiansocial, CSU që e ka distancuar në mënyrë të përsëritur veten nga sllogani aq i shumëcituar i Merkel.

Për shumë kohë, tha Merkel, ajo ishte mbështetur në një procedurë të parashikuar nga rezoluta e Dublinit, “e cila, që ta themi thjesht, e kishte nxjerrë problemin jashtë duarve të Gjermanisë”, duke shtuar se “dhe kjo nuk ishte gjë e mirë”.

62-vjeçarja Merkel, gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e CSU për vendosjen e një limiti të sipërm statik për numrin e azilkërkuesve që Gjermania do të pranojë në vitin 2016, duke thënë se kjo nuk do e zgjidhte problemin. T’u ndalosh njerëzve hyrjen në vend në bazë të besimit të tyre, tha ajo, do të ishte e papërputhshme me kushtetutën e Gjermanisë dhe themelet etike të vetë partisë së saj.

Ajo u ankua se Bashkimi Europian si një bllok i vetëm nuk po arrin ta njohë krizën e refugjatëve si një “sfidë globale dhe morale”. “Ajo që po shohim në Europë është ndërgjegjësimi se ne nuk po e drejtojmë më lojën, kur vjen puna tek globalizimi, nuk jemi ne që po përcaktojmë hapat”.

“Në vitin 1990, kur ra muri, lufta e ftohtë mori fund dhe liria lulëzoi anekënd, dukej se ne kishim marrë rrugën e pakthyeshme drejt fitores, dhe se ishte në dorën e pjesës tjetër të botës të na bashkohej me modelin tonë. Liria kishte fituar. Tani del që gjërat nuk ishin edhe aq të thjeshta”.

Rezultatet e së dielës shërbejnë për të ilustruar shkallën me të cilën po ndryshon peizazhi politik në të gjithë Europën, duke u fragmentarizuar gjithnjë e më shumë. Socialdemokratët i kanë rënë pikës kur në një poster të tyre për zgjedhje, kishin shkruar slloganin “Berlini do të qëndrojë shumëdimensional”.

“Alternativa për Gjermaninë”, cilësuar nga lideri i saj si projekti demokratik më i madh i dekadave të fundit, hyri në parlamentin e shtetit të dhjetë, radhazi. Alternativa mundi të mobilizojë 64 mijë votues që nuk kishin votuar ndonjëherë, ndërsa 41 mijë të tjerë të kësaj kategorie votuan për partitë e tjera të marra së bashku.

Ajo përfitoi shumë në periferite e ish-lindjes komuniste, në zona ku rritja e kostos së jetesës është trend dhe që janë ndikuar shumë nga akomodimi i refugjatëve, strehat për të cilët janë ngritur pa u konsultuar qytetarët.

CDU, e cila ra në rezultatin më të dobët që nga fundi i luftës së dytë botërore mori mbështetje më të fortë në periferitë e pasura të perëndimit, ku ka edhe bastioned e veta.

Duke nisur nga konfliktet për menaxhimin e mbetjeve urbane në qytet, deri tek rritja e qirave, paaftësia e autoriteteve të qytetit për të proceduar me aplikimin e refugjatëve, apo me dështimin në vite për t’i ndërtuar Berlinit një aeroport të ri, sfidat me të cilat përballen zyrtarët e rinj janë të shumta dhe komplekse.

Pjesa më e madhe bie dakord se kjo qeveri do të jetë vendimtare në përcaktimin e të ardhmes së Berlinit dhe nëse ai do të jetë popullor dhe një vend i hapur për të jetuar  apo “do të mbytet nën suksesin e vet”, sikundër e përcaktoi gazeta “Berliner Zeitung”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit
Amerika

SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

17/05/2025
Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej
Ballkani

Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

17/05/2025
Next Post
Bombardohet autokolona me ndihma në Siri, amerikanët fajësojnë Rusinë

Bombardohet autokolona me ndihma në Siri, amerikanët fajësojnë Rusinë

Ja si duket bota me syrin e një droni (foto)

Ja si duket bota me syrin e një droni (foto)

Futbollisti 24-vjeçar lë futbollin për t’iu përkushtuar Islamit

Futbollisti 24-vjeçar lë futbollin për t’iu përkushtuar Islamit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

17/05/2025
Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

17/05/2025
Sinjale nga Atlantiku mbi temperaturat e sezonit që po troket

Sinjale nga Atlantiku mbi temperaturat e sezonit që po troket

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni