Policia ka ndërmarrë sërish një aksion për kapjen e Florjan Habilajt, vëllait të vogël të Moisi Habilajt, i cili u arrestua javën e shkuar nga policia italiane në Siçili, duke trafikuar një sasi të madhe droge.
Trupat shqiptare elitë RENEA janë vendosur në Vlorë, përkatësisht zonën e Lumit, ku dhe është përqendruar zona kryesore e kultivimit dhe magazinimit të hashashit të Habilajve.
Pak ditë më parë u arrestua Armando Koçerri dhe Nezar Seiti, miq të Moisi Habilajt, që është koka e grupit, i arrestuar në Itali.
Nezar Seiti sot do të dalë para gjykatës, ndërsa do të vendoset nëse do të ekstradohet në Itali pas kërkesës së palës fqinje, e cila ka sjellë mijëra dosje me përgjime që e implikojnë atë dhe shumë persona të tjerë për trafik droge.
/tesheshi.com/