Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

RELAKSUESE/ Tej “Teatrit”: Kush është aktori më i madh shqiptar? Jo ai që mendoni!

by te Sheshi
20/05/2020
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
RELAKSUESE/ Tej “Teatrit”: Kush është aktori më i madh shqiptar? Jo ai që mendoni!

Si asnjëherë më parë, pothuajse e gjithë shoqëria shqiptare po diskuton mbi Teatrin Kombëtar, në fakt duhet thënë mbi godinën e shembur të këtij teatri, i cili rrok një sërë paradoksesh; s’ka nisur si teatër por është bitisur i tillë, si dhe kurrë, as zyrtarisht e as emocionalisht, s’ka qenë prej atyre ndërtesave-shenjë e trashëgimisë së qendrës së kryeqytetit. Kjo, pasi italianët s’e ndërtuan për të qenë e tillë. Për këtë mjafton pseja e ndërtimit.

Por tashmë, debati, që në fakt duhej te që vetëm nostalgjik – as trashëgimor, as arkitekturor, as inxhinierik, aq më pak atdhetar – është bërë i tëri politik. E si nostalgjik, u takonte vetëm pjesëtarëve të komunitetit artistik të atyshëm, askujt tjetër.

Paradoksi tjetër te këta të fundit, është se të vjetrën e kërkojnë të rinj e të renë e kërkojnë të vjetër. Pra, një mishmash qëndrimesh, që reflekton dhe mishmashin shqiptar në përgjithësi.

Por le të relaksohemi për momentin dhe të hedhim sytë jo të godina por te shpirtërat e saj, të ata emra që i dhanë jetë asaj karakatine. Kush prej tyre qe më madhi?

Pra, kë ka të madh arti aktoresk shqiptar, që nga fillimet e gjer më sot? Sigurisht janë shumë emra që qarkojnë rreth kësaj pozite, ku më të lehtët që mund të vijnë ndërmend janë ato të Kadri Roshit, Sandër Prosit, Sulejman Pitarkës, Robert Ndrenikës e të ngjashmëve me ta, pra atyre ikonave që janë skalitur në memorien e çdokujt që e ka shijuar lojën e tyre, pa u vënë kurrë në diskutim. Ndërkohë, si më të madhin, falë një vokacioni të famës ndërkombëtare, ne mbajmë Aleksandër Moisiun, por ja që ai nuk ka luajtur në skena shqiptare.

Për kriteret e përzgjedhjes së më të mirit, më të madhit, le t’i kërkojmë ndihmë futbollit. Më i madhi në të do konsiderohej padyshim ai lojtar që do luante në të gjitha pozicionet, përfshirë dhe të qënit portier, e në të gjitha pra do qe i suksesshëm.

Dhe të vetmit emra që plotësojnë këtë kriter në artin e aktrimit shqiptar janë dy: Robert Ndrenika dhe Mirush Kabashi.

Që të dy kanë luajtur si dramën e si komedinë e të gjitha gjinitë ndërmjetëse, si personazhet pozitive e si negative, e po ashtu, janë të vetmit që kanë luajtur dhe pantomimën; Ndrenika te “Odiseja e Tifozëve” e Kabashi Eremitin te “Kohë e Largët”, pra personazhe pa tekst, vetëm me lojë plastike. Pos kësaj, gama e personazheve të tyre përfshinë tipilogji nga më ekstremet. Kujtojmë këtu Ndrenikën, i cili ka realizuar brenda një kohe të shkurtër Prefektin te “Koncert në Vitin ’36” e lypësin te “Mësonjëtorja”, një prej monumenteve të aktrimit.

E megjithatë, Mirush Kabashi ka një avantazh karshi Robert Ndrenikës: monologun po ashtu monumental te “Apologjia e Sokratit” si monodramë, si dhe faktin e të qënit një ndër recituesit më virtuozë.

Këto rekorde të Mirush Kabashit, s’i ka arritur asnjë aktor deri më sot, por Ndrenika, si në shumë role që kanë luajtur bashkë, i qëndron në krah në qënit numër 1-shi i aktrimit shqiptar, duke qenë pra 2. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
E dyta protestë për godinën e shuar të TK-së, peticion për rindërtim siç ishte

E dyta protestë për godinën e shuar të TK-së, peticion për rindërtim siç ishte

Oprah Winfrey dhuron 12 milion dollarë për të luftuar COVID-19

Oprah Winfrey dhuron 12 milion dollarë për të luftuar COVID-19

OBSH: Rekord infektimesh në botë në 24 orë

OBSH: Rekord infektimesh në botë në 24 orë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni