I pari i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka marrë vendimin që t’ia “shkëpusë” kontratën e punës kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, i cili punonte si profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik të UP-së.
Këtë vendim rektori e ka marrë për shkak se kryeministri i vendit i ka mbushur 65 vite më 15 maj. Kështu i kanë thënë gazetës Blic burime brenda universitetit më të madh publik në vend.
Sipas ligjit në fuqi, të gjithë ata që arrijnë moshën 65-vjeçare, pensionohen në mënyrë automatike. /tesheshi.com/