Më shumë se 250 aksidente trafiku ndodhën në rrugët e ngrira të Vladivostokut, në më pak se 24 orë pas rënies së dëborës së parë.
Banorët e Vladivostokut kanë përmbytur rrjetet sociale me fotografi të aksidenteve më të mëdha, njofton Russia Today.
Rreth 256 aksidente trafiku ndodhën dje në atë qytet në lindjen e largët të Rusisë, pasi bora ktheu qytetin në një “shesh patinazhi”.
Për fat të mirë, nuk pati viktima në aksidente, megjithëse tetë veta pësuan lëndime. /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=QW1MlMIO-0Q