Legjenda e portës italiane, si dhe e Juves gjithashtu, Gianluigi Buffon, 42 vjec, u bë një mbajtës i rekordit absolut në numrin e paraqitjeve në Seria A. Ndodhi kjo këtë të shtunë në derbin e Torinos.
Për Buffon, ishte kjo paraqitja 648 në renditjen më të lartë të futbollit italian.
Me këtë performancë, ai parakaloi ish-mbrojtësin e Milanit Paolo Maldini, i cili pati 647 paraqitje në Seria A.
Eshtë gjithashtu interesante që të gjithë lojtarët në ndeshjen e sotme, në mëngët e fanellës, kishin mbishkrimin “648 Buffon”. /tesheshi.com/