Shqipëria është gati të presë shtetasit e vet – fëmijët vçanërisht – të mbetur në kampitn famëkeq Al Hol në Siri dhe ka dy vjet që po punon për këtë. Kjo u deklarua nga Lejdi Dervishi, Drejtoreshë e Qendrës kundër ekstremizmit të Dhunshëm.
“Vullneti i shtetit shqiptar është shumë i fortë dhe qendra e koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm është ndërtuar dhe prej 2 vite e gjysmë vijon aktivitetin e saj për parandalimin dhe kundërshtimin e këtij fenomeni. Pikërisht sepse ka një vullnet të qeverisë qoftë në kuadrin e parandalimit por dhe të integrimit e rehabilitimit të shtetasve shqiptar në momentin që do riatdhesohen e do të kthehen në Shqipëri”, tha znj. Dervishi.
Ditët e fundit është rihapur sërish kjo çështje delikate, ndërkohë që dhe ministri Sandër Lleshaj kreu një vizitë në Liban, si pjesë e përpjekjeve për të nxjerrë nga Al Hol-i shqiptarët e atyshëm.
Lleshaj tha se operacioni është mjaft i vështirë, pasi ka shumë aktorë me të cilët duhet negociuar, e që njëherësh duhet të ketë dhe konsipracion. /tesheshi.com/