Regjisori i njohur Kujtim Çashku ishte i ftuar në Top Talk të TCH, ku, duke komentuar se çfarë është bërë keq në postkomunizëm, quajti qaramanë ata që thonë se Shqipëria nuk bëhet.
“E kuptoj kulturën e qaramanëve që vijnë e thonë se Shqipëria nuk bëhet kurrë, por unë jam i bindur që Shqipëria bëhet dhe është një dhuratë e madhe për shqiptarët”, tha njeriu u kinemasë, i cili qe ndër emrat më aktivë nga radhët e intelektualëve në fillim të viteve ’90, por pa u mpleksur me politikën.
Sipas tij, dëmi më i madh që është bërë Shqipërisë gjithë këto vite, ka qenë pikërisht vjedhja e pronës. /tesheshi.com/