Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, e ka përjetuar keq vendimin e BE-së për të penguar 20 emigrantët e eritreas që të shkojnë në Shqipëri, pas një oferte filantrope të qeverisë shqiptare. sipas Brukselit, ata duhet ta shprehin vetë dëshirën e tyre për këtë zhvendosje, referuar regullave të Unionit. Por për Salvinin kjo është një çmenduri.
“Në Evropë nuk lëvizin gishti për t’i mirëpritur ata, por janë indinjuar pse i merr Shqipëria dhe se duhet pëlqimi i tyre.Ku jemi, në një kamp pushimi??? Crazy…”, ka reaguar Salvini në rrjete.
Ndërkohë, nga qeveria Rama ende nuk ka asnjë reagim mbi direktivën e Brukselit që ia pamundëson Shqipërisë marrjen eeritreasve, vetëm nëse këta të fundit shprehun vetë dëshirën për të ardhur këndej Adriatikut. /tesheshi.com/