Socialistët dhe demokratët kanë rënë dakort që ditën e enjte, parlamenti të krijojë Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Struktura e këtij komisioni do të jetë e ngjashme me atë të reformës në drejtësi, me bashkëkryesim.
Dy kryetarët e komisionit do të jenë, nga PS-ja, ish-ministri, Bledi Çuçi, dhe nga PD-ja, Oerd Bylykbashi.
Komisioni për reformën zgjedhore do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 5 nga opozita. Mbetet ende për t’u parë nëse nga rradhët e opozitës do të rezervohen vende edhe për deputetët e LSI-së. /tesheshi.com/