Komisioni për Reformën në Drejtësi po ecën me ritme konstante edhe pas përplasjes së fortë politike.
Sot komisioni ka përmbyllur kapitullin e dytë të reformës, që ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese.
Në daljen para mediave, deputeti i PS-së, Pandeli Majko u shpreh optimist për ecurinë e procesit, ndërsa në lidhje me çështjet politika tha se ka disa, por njëra është kryesorja.
“Ka çështje politike, por kryesorja është mënyra e votimit me 2/3 apo 3/5. Sot kaloi kapitulli i dytë për Gjykatën Kushtetuese dhe nesër do të niset me gjykatat”, tha Majko.
Ish-kryeministri tha se ka patur një ecuri më pozitive në Komision dhe se paketa me ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e reformës në drejtësi do të kalojnë njëherësh. /tesheshi.com/