Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka ardhur në një vizitë jozyrtare në Shqipëri, ku pasi është takuar me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, pritet të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Siç mësohet, arsyeja e kësaj vizite jozyrtare nga ana e Fleckenstein është reforma në drjetësi, për të cilën edhe ka diskutuar në zyrën e kryeparlamentarit Meta në ambientet e Kuvendit. Takimi i Flenkenstein me Metën zgjati rreth 30 minuta.
Vetë eurodeputeti bëri me dije se ka mbërritur në Shqipëri për të marrë informacione sa i takon vijueshmërisë së punës për reformën për drejtësi, ndërsa palët politike po vijojnë punën.
Pas takimit me Metën, Fleckenstein është drejtuar për në selinë blu, ku do të takohet edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Mësohet se do të ketë një takim tjetër me eksponentët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi./tesheshi.com/