Zhvillimet e ditëve të fundit në lidhje me reformën në drejtësi kanë çuar sërish në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, aleatin e tij, Edi Rama.
Pas bisedimeve mes tyre të mbrëmjes së të mërkurës në Vilën 30, të dy krerët e maxhorancës janë takuar këtë paradite në Kryesinë e Kuvendit, ku në fokus mendohet të jetë reforma në drejtësi.
Para takimit të mbrëmshëm me Ilir Metën, kreu i qeverisë pati një takim të gjatë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin./tesheshi.com/