Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, duke folur sot për reformën në drejtësi u shpreh se problemi dhe ngecja e vetme qëndron në vendimmarrjen për emërimin e organeve kolegjiale të sistemit të drejtësisë.
“Kjo është e vetmja çështje që opozita ka propozuar një zgjidhje pikë për pikë me draftin 88 të Komisionit të Venecias. Jemi në negociata të vazhdueshme dhe çdo tentativë e njëanshme për të detyruar miratimin e ndonjë drafti që nuk reflekton pikën 88 të Komisionit të Venecias, vetëm dëmton procesin e negocimit dhe arritjen e kësaj zgjidhje”, – deklaroi demokrati Bylykbashi.
Në vijim ai deklaroi se “sot topi është në oborrin e Kryeministrit”. /tesheshi.com/