Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Referendumi në Turqi dhe pengimi i fushatës për “po”-në në ca vende europiane: arsye dhe kronologji

by Te Sheshi
12/03/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Referendumi në Turqi dhe pengimi i fushatës për “po”-në në ca vende europiane: arsye dhe kronologji

Anëtarë të qeverisë e të politikës turke po ndeshen prej ditësh me një situatë të pazakontë. Në një sërë vendesh të Europës, posaçërisht në Gjermani, Austri e Holandë, ata nuk janë lejuar të organizojnë takime me bashkatdhetarët e tyre për t’u shpjeguar ndryshimet kushtuetuese që do duhet t’i votojnë në mesin e prillit.

Duhet nënvizuar se Turqia ka një komunitet të madh të qytetarëve të saj në territorin e Europës, e se praktika e organizimit të tubimeve me ta është e njohur prej vitesh. Pengimi i këtyre tubimeve nis e merr udhë pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, ndërsa vetë presidentit nuk iu lejua t’i drejtohej bashkësisë turke në Këln, edhe pse kjo nuk do të ngjiste në mënyrë të drejtpërdrejtë, por nëpërmjet një lidhjeje televizive.

Kulmi i pengimit është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, kur ministrja turke për familjen dhe politikat sociale nuk u lejua madje as t’i afrohej konsullatës së vendit të saj në Roterdam, për t’u shpallur orë më pas “non grata”e për t’u nxjerrë jashtë kufirit holandez.

Praktika të tilla janë cilësuar si fashiste nga autoritetet turke, që janë zotuar për kundërpërgjigje të ashpër.

Ja ç’shkruan Daily Sabah për atë që po ngjet:

“Disa vende europiane po marrin vendime që nuk kanë të bëjnë aspak me lirinë e mendimit apo të shprehjes ndërsa Turqia përgatitet për referendumin e ardhshëm në prill. Holanda, Austria dhe Gjermania janë ca prej vendeve europiane që kanë anuluar takime të disa politikanëve dhe ministrave turq, që i ata i patën planifikuar si pjesë të fushatës së tyre për ‘po’-në para referendumit. Ky qëndrim i vendeve perëndimore europiane bie ndesh me parimet e demokracisë dhe të lirisë së shprehjes. Ndërsa Austria sugjeroi një ndalim në tërë Europën të atyre që bëjnë fushatë për ‘po’-në, opozita turke, e cila mbështet votën ‘jo’, qe në gjendje të bënte pa pengesë manifestime në Europë. Situata tregon se disa vende dhe qeveri europiane po mbështesin publikisht votën ‘jo’ në referendumin që do të ndryshojë kushtetutën turke dhe sistemin qeverisës.”

Një tjetër e përditshme turke jep këtë shpjegim:

“Në Holandë ka zgjedhje ditën e mërkurë. Drejt kryesimit në anketimet, ekstremisti i djathtë Geert Wilders e ka mbështetur fushatën zgjedhore në kundërvënien ndaj muslimanëve dhe Turqisë. Për të mos e humbur karrigen, kryeministri Rutte po bën deklarata të ngjashme me ato të Wilders-it.”

Në një prej reagimeve të tij të shumta, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu deklaron:

“E dinë shumë mirë se pas fitores së ‘po’-së Turqia do të bëhet një vend shumë më i qëndrueshëm, shumë më i mëvetësishëm. Nuk e duan një Turqi që të mos jetë nën kontrollin e tyre. Kjo është çështja përmbledhurazi.”

Të vijmë te kronologjia e pengimit të fushatës së “po”-së në këto vende europiane. Ja si e ndërton këtë kronologji Daily Sabah:

Në Gjermani

2 mars: ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ, që i përket AKP-së, partisë qeverisëse, nuk u lejua që t’i drejtohej komunitetit turk në Gaggenau vetëm një javë pasi partitë opozitare turke, CHP, HDP dhe ODP, organizuan një takim të përbashkët në Berlin.

5 mars: pas ndalimit të parë, autoritetet lokale anuluan gjithashtu takimin e ministrit turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci, në dy qyteza të Këlnit, në Forz dhe Frechen. Ai më vonë e mbajti takimin në hotelin Senat.

6-7 mars: autoritetet gjermane anuluan tubimet e ish-ministrit turk të Energjitikës, Taner Yıldız, në Grosskrotzenburg dhe Nurnberg, por në  fund ai qe në gjendje t’i drejtohej komunitetit turk në një lagje të Frankfurtit.

7 mars: një nga anulimet më të bujshme ishte ajo e fjalës së ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Hamburg. Pavarësisht anulimeve të organizimit të takimeve në tre salla të ndryshme, ai shkoi në Gjermani dhe u foli bashkatdhetarëve nga konsullata e përgjithshme turke në Hamburg.

11 mars: organizatorët ishin të shtrënguar ta ndryshonin datën e takimit të ministres turke të Familjes dhe të Politikave Sociale, Fatma Betül Sayan Kaya, për shkak të kufizimeve nga administrata komunale në Essen.

Në Holandë

5 mars: politikanë holandezë i kërkuan ministrit të Jashtëm turk të mos e vizitojë vendin e tyre gjatë fushatës për referendumin, ndërsa kjo mund të shfrytëzohej politikisht nga udhëheqësi i së djathtës ekstreme, Wilders, për t’i “shtuar votat e tij”.

10 mars: autoritetet holandeze anuluan takimet e ministres turke të Familjes dhe të Politikave Sociale në qytetet Hangelo dhe Wehl.

11 mars: tubimi i Mevlüt Çavuşoğlu-së në Hoogvliet u ndalua pasi Holanda deklaroi se po e anulonte lejen e fluturimit të tij me arsyetimin e “sigurisë publike” dhe të “rreziqeve për sigurinë”. Një javë më parë, tubimi i planifikuar i ministrit të Jashtëm turk në Roterdam u pengua nga zyrtarët holandezë dhe Geert Wilders, udhëheqësi i organizmit politik antiislam Partia për Lirinë (PVV), që mbajti një protestë para ambasadës turke në Hagë më 7 mars.

Në Austri

10 mars: autoritetet austriake nuk e lejuan ish-ministrin turk të Energjitikës, Taner Yıldız, të fliste në një program në Vorarlberg që i përkiste fushës së librit. Autoritetet vendore shprehën shqetësimin se në një veprimari të tillë do të mbahej një fjalim politik.

11-12 mars: autoritetet austriake anuluan tre takime të deputetit të AKP-së Muhammet Müfit Aydın në Linz, Herzogenburg dhe Wiener Neustadt për shkak të “shqetësimeve për sigurinë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane
Lindja e Mesme

Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Momenti kur foshnja sheh babain për herë të parë

Momenti kur foshnja sheh babain për herë të parë

Casillas në rininë e dytë: 16 ndeshje me portë të paprekur në kampionatin portugez

Casillas në rininë e dytë: 16 ndeshje me portë të paprekur në kampionatin portugez

Një berber ndryshe nga të tjerët, ua pret flokët me…flakë (video)

Një berber ndryshe nga të tjerët, ua pret flokët me...flakë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni