Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Referendumi kundër emigrantëve në Hungari: basti ksenofob i Orban ka gjasa të marrë 95 për qind mbështetje

by te Sheshi
02/10/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Referendumi kundër emigrantëve në Hungari: basti ksenofob i Orban ka gjasa të marrë 95 për qind mbështetje

Më shumë se 8 milionë hungarezë janë thirrur të votojnë për planin e rishpërndarjes së emigrantëve mes vendeve të Bashkimit Europian, propozuar nga Brukseli. Pyetja në thelb të referendumit kontrovers në Hungari, nxitur nga qeveria nacional-konservatore e kryeministrit Viktor Orban është përcaktuar nga shumë anë, si “tepër ksenofobe” dhe populiste.

Hungaria duhet të ishte angazhuar për pranimin e 1294 azilkërkuesve nga 160 mijë të tillë që duhen rishpërndarë nga Italia dhe Greqia mes gjithë vendeve anëtare. Një vendim kundër Budapestit në këtë drejtim, e ka marrë tashmë Gjykata e BE-së.

Për Europën do të jetë një test kyç, një tjetër provë e rëndë pasi tronditjes që shkaktoi Brexit. Nëse, ashtu si parashikohet se do të fitojë “jo”-ja (nga disa sondazhe deri në masën 95 për qind), Hungaria e vogël do të ketë përcjellë mesazhin e saj të fortë dhe të qartë në emër të  vendeve e Europës Qendrore dhe të grupit të Vishegradit që do të kërkojnë një rol më qendror në klubin e G27.

Në lidhje me referendumin, lideri euroskeptik holandez i partisë së Lirisë, Geert Wilders ka dashur të theksojë me anë të një postimi në rrjetet sociale se “një ‘jo’ hungareze është e barabartë me një ‘jo’ për Brukselin”. Edhe pse Orban vijon të deklarojë se është “vendosmërisht europianist”.

E vetmja gjë e panjohur në ekuacionin e referendumit është arritja e kuorumit prej 50 për qind të votuesve, i domosdoshëm që referendum të shpallet i vlefshëm (edhe pse sidoqoftë, nuk ka vlerë juridike). Orban e konsideron një votë “me domethënie fatale” për identitetin kristian të kontinentit europian, të kërcënuar nga emigracioni epokal.

Fushata për referendumin ka qenë e egër, e përbërë nga deklarata të hapura dhe krenarisht nacionaliste e ksenofobe, që patën kulmin e tyre me prononcimin final të kryeministrit Orban për të nxitur sa më shumë hungarezë t’u thonë “jo” kuotave të propozuara nga Brukseli: “Duhet të ndalojmë të gjithë refugjatët, tha kryeministri hungarez, dhe t’i deportojmë. Jo në vende të tjera të BE-së si do të donte Brukseli, por në territore jashtë Europës, në fusha të vendosura në ndonjë ishull a po në ndonjë territor të Afrikës së Veriut, të mbikqyrur nga roje të armatosura”.

Pikat kyçe të fushatës së referendumit, për të cilën qeveria ka shpenzuar 12 milioë euro, janë të thjeshta e mesa duket, kanë qenë edhe efikase: emigrantët vjedhin punën e hungarezëve, shkatërrojnë kulturën perëndimore, duan të vendosin në praktike ligjin sharia. Përqasja refugjat-terrorist është nënvizuar nga të gjitha forcat politike të shumicës, nga këshilltarët lokalë dhe nga deputetët në parlament.

Balazs Orban, drejtor i kompanisë konservatore të sondazheve dhe përpunimit të opinionit publik, Szazadveg, e cila prej vitit 2010 është këshilluese për politikën e jashtme dhe të brendshme të Orban, shpjegon linjën e kryeministrit: “Për emigrantët ekzistojnë dy strategji të mundshme: ajo e Merkelit që ngatërron ndihmën humanitare me politikën dhe nuk bën tjetër veçse mirëpret emigrantët në Europë, madje duke i ftuar ata të vijnë. Në këtë perspektivë, kuotat e rishpërndarjes janë një pasojë llogjike. Por, nga ana tjetër është strategjia e Orban  që nuk ngatërron barkun me kokën, ndihmën humanitare me menaxhimin e fluksit. Orban është politikan dhe vepron si i tillë”. Sipas tij, fjala kyçe është ligjshmëria. “Të veprosh me plane afatmesme për të zgjidhur problemin, duke shmangur që turma emigrantësh t’i drejtohen ilegalisht Europës, të mbyllësh kufijtë dhe paralelisht të stabilizosh situatën në Lindjen e Mesme”.

Në këtë optikë, shton analisti, “ky referendum është i rëndësishëm për të spostuar vëmendjen e europianëve nga politikat e Merkelit në ato racionale, të vetmet të mundshme. Në këtë kuptim rezultati i sotëm është i rëndësishëm, dhe mesazhi peshon më shumë sesa përllogaritja e votave”.

Këshilluesi i qeverisë pranon se propaganda ksenofobe kundër emigrantëve ka arritur kulme “ndoshta të tepruara”, por mbrohet: “Jashtë demagogjisë, kush mund ta mohojë se 2 milionë refugjatët në Europë nuk kanë krijuar probleme të jashtëzakonshme dhe kanë vënë në rrezik vetë idenë e Europës? Flukset masive kanë minuar kohezionin e brendshëm, kanë favorizuar lindjen e partive populiste dhe ultranacionaliste, kanë sjellë pezullimin e Shengenit dhe në fund, por jo e fundit, kanë sjellë edhe Brexit”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Rusia dërgon bombardues shtesë në Siri

Rusia dërgon bombardues shtesë në Siri

Një meteor shpërbëhet në qiejt e Spanjës: dyshohet për mbetjet e një komete

Një meteor shpërbëhet në qiejt e Spanjës: dyshohet për mbetjet e një komete

Gratë e LSI-së në Gjirokastër, Kryemadhi përcjell “ambicien bashkëshortore” për të dalë mbi PS-në

Gratë e LSI-së në Gjirokastër, Kryemadhi përcjell “ambicien bashkëshortore” për të dalë mbi PS-në

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni