Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Referendum për temat e mëdha: si Thaçi po e kërkon atë që Vetëvendosje e tha para 13 vitesh

by te Sheshi
03/08/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Referendum për temat e mëdha: si Thaçi po e kërkon atë që Vetëvendosje e tha para 13 vitesh

Nga Blendi Gashi

19 vjet pas lufte dhe 10 vjet pas pavarësimit të vendit, asnjë nga qeveritë e Kosovës nuk e ka miratuar ligjin për referendume.

Dhe në mungesë të këtij ligji po anashkalohet vullneti qytetar i garantuar me Kushtetutë në procesin vendimmarrës, për tema të ndjeshme, si këto të fundit, marrëveshjet në Bruksel, më herët për Demarkacionin me Malin e Zi.’

Por kërkesa që ky ligj të miratohet sa më shpejt ka bërë “bashkë” dy rivalët më të mëdhenj nga paslufta presidentin Hashim Thaçin dhe opozitarin e hekurt Albin Kurti.

Duke parë se assesi nuk po arrihet konsensusi partiak për tema të mëdha Thaçi në një konferencë për media të premten tha se ligji për referendumin është shumë i nevojshëm, sidomos për temat e mëdha, që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

 “Kosova ende nuk ka plotësuar legjislacionin e nevojshëm. Nuk e kemi të drejtën ende për të mbajtur referendum. Në një të ardhme të afërt do të shihet mundësia për ta bërë mundur që zëri i qytetarëve të shprehet përmes referendumit. Me marrëveshjen përfundimtare të merret vullneti i qytetarëve me referendum. Tash e 4 vjet po vonohemi me ushtrinë, sikurse të shprehej kjo e drejtë përmes qytetarëve të Kosovës askush nuk do të mund ta pengonte këtë. Sikurse qytetarët të kishin të drejtën të deklaroheshin edhe për demarkacionin me Malin e ZI, nuk do të mbeteshim peng i interesave të grupeve të caktuara politike”, tha Thaçi.

Por një kërkesë të tillë Vetëvendosje e kishte bërë më 2005-tën, pra saktësisht 13 vjet më parë ku organizoi në një protestë ku kërkoi që statusi përfundimtar i Kosovës të caktohet me referendum.

“Jo negociata, sepse ato po planifikohen për Kosovën dhe jo edhe për Serbinë. Rezoluta 1244 do të jetë baza e negociatave, e siç dihet kjo rezolutë e ruan nominalisht sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën dhe e nxit restaurimin faktik të tij. Jo negociata, sepse negociatat nuk planifikohen të bëhen për të kërkuar përgjegjësi dhe dëmshpërblim nga Serbia për 12 mijë të vrarë, 3 mijë të rrëmbyer, 20 mijë femra të dhunuara, 1 milionë të dëbuar dhe 120 mijë shtëpi të shkatërruara. Jo negociata, pasi ato përfundimisht do ta barazojnë krimin dhe gjenocidin. Vetëm për vetëvendosje. Jemi kundër negociatave, s’ka tjetër rrugë, vetëm populli të vendosë me referendum“, deklaroi Kurti 13 vjet më parë.

Kurti, edhe pas u rimori drejtimin e partisë sivjet tha se edhe për bashkimin kombëtar duhet të vendoset me referendum.

“Nuk e bëjmë ne bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën ne. Vokacioni ynë është për bashkim dhe besoj që edhe këtu janë të shumtë që e duan këtë. Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët”, deklaron ai më 31 maj të këtij viti në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.

Që ligji për referendum të miratohet sa më shpejt kërkoi ditë më parë edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila tha se “nuk ka sot politikan në Kosovë që mund të nënshkruajë marrëveshje për territorin apo çështjen që e vë në rrezik funksionalitetin e brendshëm të Kosovës si shtet, pasi për këtë mund të flas vetëm populli nëpërmjet referendumit”.

Kujtojmë se Kushtetuta e Kosovës e njeh të drejtën për referendum që prej hartimit të saj.

Neni 2 i Kushtetutës thotë se Populli ushtron të drejtën për sovranitet përmes përfaqësuesve të zgjedhun dhe referendumit.

Në nenin 65, pika 3, Kushtetuta ia jep të drejtën me shpall referendumin Kuvendit të Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
“Jemi në gjendje gatishmërie”, ç’po paralajmëron Haradinaj?

“Jemi në gjendje gatishmërie”, ç’po paralajmëron Haradinaj?

Po jepte intervistë për Zërin e Amerikës, zhduket disidenti kinez

Po jepte intervistë për Zërin e Amerikës, zhduket disidenti kinez

Djegia e flamurit të Turqisë në Kosovë, reagojnë krerët e shtetit: akt i papranueshëm!

Djegia e flamurit të Turqisë në Kosovë, reagojnë krerët e shtetit: akt i papranueshëm!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni