Përpara referendumit të 16 prillit në Turqi, Ankaraja mund të dërgojë sërish ministra për të mbajtur tubime mbështetëse me turqit e Gjermanisë. Plani që ende nuk është vendimtar, u njoftua nga zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim Kallën gjatë një interviste me CNN Turk.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë u tensionuan nga ndalimi që Berlini u bëri tubimeve të zyrtarëve turq për referendumin për të mbledhur mbështetjen e komunitetit të madh turk që jeton në këtë vemd.
Intervista e Kallën u përqëndrua tek tubimi që ndodhi në Franfkurt nga ana e kurdëve që protestuan kundër referendumit dhe presidentit Erdogan. Ai kritikoi autoritetet gjermane që lejuan partinë e Punëtorëve të Kurdistanit të zhvillojë një tubim të tillë. /tesheshi.com/