Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të vizitojë Shqipërinë më 30 qershor.
Gjatë vizitës në Tiranë, diplomati i njohur amerikan i angazhuar me rajonin do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri. Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë, siç raportohet nga Zëri i Amerikës.
Veç Shqipërisë, Reeker do të shkojë edhe në Itali e Maqedoninë e Veriut.
Më 1 korrik, do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.
Në të gjitha takimet e tij ai do të flasë rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor. /tesheshi.com/