Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REDAKSIONALE/ Një javë e çmendur me Tomën!

by te Sheshi
08/03/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Redaksionale e ditës/ Dje na mundi Toma, fatkeqësisht!

Shqipëria kaloi një javë të pazakontë në historinë e saj postkomuniste, ku gjithçka u soll e u përsoll rreth një personit të vetëm: Tom Doshi. Duhet rikujtuar se nuk është personalitet në ndonjë fushë të caktuar, madje veç faktit se ka bërë tregëti gjithë këto vite, e për këtë shkak zotëron një pasuri jo të vogël, nuk dihet nëse zotëron ndonjë profesion a ndonjë aftësi diku gjetkë, përfituar nga një shkollim i caktuar.

Nëse shoqëria mund të ketë nevojë për diçka urgjente në rrethana specifike, siç mund të jetë një tezë, një këshillë, pra dhënia mend për diçka, nuk dihet nëse tek personi i Tom Doshit ekziston një atribut i tillë.                                         Këto nuk e ulin aspak si njeri, e nuk ja cënojnë gjithashtu dinjitetin, sado i vogël apo i madh në shoqëri; por fakti që i ka ngritur pozitat e tij kaq shumë sa ta fus një shoqëri të tërë në pellgun e çoroditjes pët të gjetur gurin që ka hedhur një ditë prej ditësh, kjo është shumë më tepër se e tepruar: Eshtë një çmenduri!

Dhe për krijimin e kësaj klime të pazakontë njëjavore, një ndihmesë të veçantë kemi dhënë dhe ne, mediat. E kemi dhënë qoftë dhe më një frazë të vetme, që na ka shpëtuar ashtu si pa e kuptuar dhe e pa e ndjerë, kur kemi thënë literalisht, por dhe në mënyrë parazite prej një ligjërimi po aq parazit, se e gjithë shoqëria është tronditur nga akuzat e Tomës!

E kush e bëri një kërkim apo investigim për të arritur në këtë konkluzion?

Kush shkoi ta pyeste atë fshatarin e Myzeqesë që po bëhet gati të hedh farën e pranverës, se a po e mbante peng Toma me deklarimet e tij?!

Kush shkoi ta pyese atë blektorin majë malit se a mos vallë Toma ia kish hequr dëshirën për t`iu përkushtuar gjësë gjallë?!

A  shkoi kush pra tek si “shqiptari” kokëulur, sado i pakët, që ka zgjedhur të punojë sesa të ndjek dërdëllitjet nëpër studio televizive e parlament mbi fatin e zi të Tomës?!

Sigurisht, askush! Dhe ndodhi që për një javë rresh, Toma të ishte jo vetëm deputeti biznesmen që kanë dashur ta vrasin, por dhe artisti, sportisti, poeti, shkrimtari – bujku e blektori po e po –  inxhineri, arkitekti, profesori universitar, mësuesi i fshatit, nëpunësi i administratës, makinisti i trenit, taksixhiu, bukëpjekësi, i riu ëndërrimtar, e reja lozonjare, pensionisti i përvuajtur, i përmbyturi i pakompesuar, i papuni i pezmatuar, mjeku anti-test, pacienti pro-test, pesimisti gërrnjar, optimisti i pandreqshëm, pra të gjithë të tretur në një person të vetëm: tek Toma.

U tretën tek ai, dhe gjithë ajo skotë gazetarësh, analistësh e komentatorësh politikë, që lëngëzonin delir mençurie, duke ofruar studiove televizive skena hipotetike krimi politik, prej hulumtimeve vetjake në net pa gjumë.

Por ekziston dhe në këtë rast një “Shqipëri tjetër”, sado që sëmundja jonë për t`u marrë më çdo gjë veç asaj që na bën dobi, veç asaj prej së cilës buron mirësi dhe njerzillëk, na ka kapluar pa e kuptuar. E kuptojmë vetëm në ato raste kur, pas një çasti kthjelltësie, mendojnë se ditët tona asesi nuk mund e nuk duhet të nisin e mbarojnë tek Toma.         Nëse ai ka vendosur ta jetojë jetën si i rëndësishëm por pa vlerë, ne duhet të preferojmë vlerën që na bën të rëndësishëm!

p.s. Duhet ta theksojmë fort që kjo qasje kritike e jona, nuk ka si qëllim goditjen e një personi, siç është Tom Doshi në këtë rast, por goditjen kundrejt një fenomeni që na përfshin të gjithëve. Kundrejt personit, ne do dëshironim që ai me pasurinë që zotëron, të bëhej një model i mirë shoqëror me akte filantropike duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Dhe kështu, do ishte hem më i rëndësishëm se ç`është, e hem do mund t`i sfidonte më lehtë të gjithë ata që i ka, ose e kanë inat.  /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Harta/Ja vendbanimet e mëdha të shqiptarëve në Turqi

Harta/Ja vendbanimet e mëdha të shqiptarëve në Turqi

FOTOREPORTAZH/ Kuvendi i grave mbarëshqiptare në Prishtinë

FOTOREPORTAZH/ Kuvendi i grave mbarëshqiptare në Prishtinë

REPORTAZH/ Pranvera e hidhur për grate e eksodit që nuk e njohin 8 marsin

REPORTAZH/ Pranvera e hidhur për grate e eksodit që nuk e njohin 8 marsin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni