Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reciprociteti ndaj Serbisë për naftën dhe gazin duhet të jetë hapi i parë për reciprocitet të përgjithshëm

by te Sheshi
25/03/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Reciprociteti ndaj Serbisë për naftën dhe gazin duhet të jetë hapi i parë për reciprocitet të përgjithshëm

Nga Bashkim Kastrati

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 23 mars të këtij viti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka njoftuar kabinetin se më datën 21 mars 2016 ka marrë vendim që të vendoset masa reciproke ndaj Republikës së Serbisë, duke mos njohur certifikatën e ADR-së për automjetet si dhe certifikatën e ADR-së për shoferët, të lëshuar nga autoritetet serbe për transportuesit, eksportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë.

“Me këtë vendim, është obliguar Dogana e Kosovës që të mos njeh certifikatën e ADR-së të lëshuar nga autoriteti serb. Vendimi është marrë pas përpjekjeve të shumta të Qeverisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë fillimisht ka kërkuar nga autoritetet serbe që të marrin masat e duhura për të eliminuar këtë barrierë, por nuk ka pasur përgjigje pozitive. Pastaj e kemi lajmëruar rastin në Sekretariatin e CEFTA-s dhe çështja është diskutuar në takimin e fundit të nënkomitetit për barriera jo tarifore në nivel të CEFTA-s, i cili takim është mbajtur më 3 mars 2016, por sërish pala serbe nuk ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e kësaj çështje”, ka thënë ministrja Bajrami.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, po ashtu bëri të ditur se kjo çështje është ngritur edhe në nivel më të lartë politik, por që nuk ka pasur dakordim nga pala serbe. Ajo ka thënë se ministrja Tahiri ka kërkuar edhe ndërhyrjen e BE-së, dhe më 18 shkurt 2016, në Bruksel është mbajtur takimi i grupit punues trepalësh mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga BE-ja për çështjen e certifikatës ADR, për të kërkuar nga pala serbe njohjen e certifikatave përkatëse të ADR-së, por pala serbe sërish nuk ka treguar bashkëpunim.

“Kështu që, kjo masë vjen pas shterimit të të gjitha alternativave tjera që përmes dialogut të gjendet një zgjidhje. Përndryshe, që nga data 28 gusht 2015, kompanitë kosovare importuese që merren me importin dhe transportin e derivateve të naftës dhe të gazit nga Serbia, janë ballafaquar me një barrierë tregtare të vazhdueshme të vendosur nga autoritetit e Serbisë, duke mos iu njohur atyre certifikatat e ADR-së për automjetet dhe për shofer, të cilat janë të lëshuara nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Maqedonisë”, tha ajo.

Deri më tani, Dogana e Kosovës ka kthyer mbrapa një maune që transportonte naftë dhe mbetet të shihet se sa do të jetë këmbëngulëse Qeveria e Kosovës në këtë vendim.

Reciprociteti duhet që të bëhet edhe për produkte të tjera

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se reciprociteti në këtë fushë ka dhënë mesazhet e qytetarëve dhe bizneseve që të ketë reciprocitet me Serbin në fushat që është e nevojshme dhe se ky duhet të jetë hapi i parë në këtë drejtim.

Ai thotë se ka ardhur momenti që Republika e Kosovës të tregon “dhembet” ndaj palës serbe aty ku pala kosovare po has në barriera të llojllojshme.

“Duhet të aplikohen të gjitha format për të detyruar palën serbe që të ketë kujdes në raport me Kosovën, dihet se eksportin më të madh Serbia e ka si destinacion Kosovën. Është e pakuptimtë pse Serbia nuk i respekton marrëveshjet dhe është gjithmonë palë konfliktuoze”, thotë Beqiri.

Ai thotë se në njërën anë është edhe faji i palës kosovare përderisa lejon që Serbia të luajë me vendimet e saja dhe marrëveshjet e arritura.

“Kemi rastin e Librave, tabelave, kërkesën që produktet kosovar të mbajnë mbishkrime ose ‘fashiste’ ose për pretendime territoriale ndaj një vendi sovran dhe kjo është shkelje e fqinjësisë së mirë”, theksoi Beqiri.

Institucionet duhet të jenë të palëkundura në vendimet e tyre

Isa Mulaj, udhëheqës i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), ka thënë për tesheshi.com se Serbia mund të fusë çfarëdo produkti në Kosovë qoftë nëpërmjet rrugëve të ligjshme apo edhe kontrabandës, por ajo nuk i lejon produktet e Kosovës të hyjnë në tregjet e saja.

“Në këtë mënyrë, Serbia në njërën anë e cilëson Kosovën si treg të brendshëm të saj, e në anën tjetër vë pengesa për bizneset e Kosovës. Çështja e reciprocitetit tregtar njëherë ishte propaganduar nga ish-kreu i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) së Kosovës, Mimoza Kusari, ndërkohë që gjatë asaj kohe vetë MTI-a bënte renovimin e zyrave të saj me materiale dhe produkte nga Serbia”, thotë Mulaj.

Ai thotë se gjatë asaj kohe, në mbrojtje të vendimit të Mimoza Kusarit për reciprocitet ndaj Serbisë, ishte vrarë në detyrë polici Enver Zymberi. Sipas tij, kur policia e kuptoi se qëllimi i Mimozës kishte karakter politik dhe propagandistik, vendosi të tërhiqej nga veriu i Kosovës.

“Kjo përvojë tregon se rolin kyç në pengesat e tanishme të bizneseve kosovare për të depërtuar në Serbi, dhe eskporti i madh, madje edhe kontrabandën nga Serbia, e kanë institucionet e Kosovës, respektivisht ministritë e ndërlidhura me ekonomi dhe tregti si MTI-ja”, theksoi Mulaj.

Kosova në dhjetor të vitit 2011 kishte vendosur masa reciproke ndaj Serbisë për të gjitha produktet. Kjo masë pati ndikuar që shumë kamionë të mbesin në kufi ose të kthehen mbrapshtë, por kjo masë reciproke nuk zgjati shumë dhe institucionet e Kosovës u dorëzuan.

Kujtojmë që Serbia është eksportuesi më i madh i mallrave në Kosovë me rreth 500 milionë euro në vit, ndërsa pengon produktet e Kosovës që të jenë të pranishme. Gjithashtu krijon barriera që Serbia të shfrytëzohet edhe si vend tranzit. Duke e marrë parasysh këtë situatë dhe nivelin e lartë të eksportit që e bën Serbia në Kosovës, Qeveria e Kosovës do të duhej që ta shfrytëzonte këtë dhe ta kushtëzonte me reciprocitet. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Vetëvendosje tregon për shkeljet gjatë arrestimit të Arbër Zaimit (dokument)

Vetëvendosje tregon për shkeljet gjatë arrestimit të Arbër Zaimit (dokument)

Kontroll anti-droge në Kurbin, policia hyn dhe në serat e fermerëve

Kontroll anti-droge në Kurbin, policia hyn dhe në serat e fermerëve

Ja sa kohë duhet të përshkosh gjithë Murin e Madh të Kinës

Ja sa kohë duhet të përshkosh gjithë Murin e Madh të Kinës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni