Përbërësit:
- rreth 2.5 kg shalqi
- 150 gr sheqer
- 80 gr niseshte
- kanellë pluhur
- 3-4 lugë qitro e sheqerosur në copa
- 2 -3 lugë çokollatë në copa
- 1 lugë ujë jasemini ose trëndafili
Përgatitja:
Shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene.
Kjo masë kalohet në tenxhere dhe përzihet edhe me përbërësit e tjerë, sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar.
Vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.
Pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata.
Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë.
Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet. /tesheshi.com/