Një recetë që kërkon vetëm pak minuta për t’u përgatitur dhe shijon gjithmonë.
Përbërësit:
6 vezë
Një lugë miell
150 gr proshutë
300 gr rikota
Një lugë parmixhan
Majdanoz
Kripë
Përgatitja:
Rrihni vezët me parmixhanin, majdanozin dhe kripën. Shtoni miellin dhe vijoni përzierjen.
Në një tavë me letër furre, shtoni vezën dhe piqeni për 15 minuta. Lëreni pak të ftohet dhe hapni sipër saj rikotën e përzier me pak vaj ulliri dhe piper.
Shtoni proshutën dhe mbështilleni petën e vezës në formën e strudelit. Kalojeni përsëri në furrë për pak minuta dhe shërbejeni në feta./tesheshi.com/