Përbërësit:
8 feta buke integrale
Pak djathё tё butё dhie
Disa kokrra shege
2-3 duar plot spinaq
2 lugё vaj ulliri
pak kripë
pak piper të zi
2 thelpinj hudhra
Grini imёt hudhrёn dhe kaurdiseni me vajin e ullirit, kur vaji tё aromantizohet shtoni nё tё spinaqin. Mbulojeni me kapak qё tё uli volumin dhe shikojeni pas 2-3 minutash, kriposeni , piperoseni. Hiqeni mёnjanё tё ftohet paksa.
Thekni paksa fetat e bukёs, fёrkojini me njё thelpi hudhёr. Lyeijini me djathin e butё dhe sipёr vendosini pak spinaq.
Shtoini disa kokra shege dhe akoma pak vaj ulliri dhe shёrbejini./tesheshi.com/